Makina XL-1, që harxhon 1 liter karburant për 100 km

375

makina 1

Dhe premtimet mbahen. Sot një makinë e tillë është realitet falë punës 11-vjeçare të grupit të ekspertëve gjermanë. Për të qenë të saktë, thotë Ulrich Hackenberg, kreu i VW, makina harxhon vetëm 0.87 litra në 100 kilometër rrugë.

Si u arrit? Hapi i parë ishte lehtësimi i automjetit. Sic dihet një pjesë e madhe e energjisë motorrike, automjetet e përdorin për të zhvendosur veten e tyre, ndërsa diferenca për të zhvendosur ngarkesën. Modeli XL-1 i Volkswagen peshon vetëm 795 kilogram, rreth 500 kilogram më pak se makinat me të njëjtin volum.

XL-1 është e ndërtuar me plastikë të përforcuar me fibra karboni, ka një motorr turbodiesel dy-pistonësh nga 830 cc, 48 kuaj fuqi në total dhe bëhet fjalë për një sistem hibrid me bateri litiumi 5.5 kWh e rikarikueshme. XL-1 është më e vogël se një Polo, më e ulët se një Porsche Boxster, pasqyrat e jashtme janë zëvendësuar me kamera të vendosura që transmetojnë sinjalin në monitorin e vendosur në kroskot. Të gjitha këto elemente e ndihmojnë krijesën e VW të reduktojë në maksimum forcën aerodinamike. Rezultatet janë mbresëlënëse, përvec konsumit të paktë, emëtimi i dioksidit të karbonit të XL-1 është vetëm 21 gram për 1 kilometër.

makina 2