Maksim Ferra: Për parandalimin e krimit të organizuar në zonën e Jugut…

Kryesore Sociale

Një studim i fundit i Maksim Ferrës, Drejtori Ekzekutiv i Unionit  Stop  Krimit me  seli  kombetare ne Tiranë

Pyetjeve  dhe dyshimeve te mija  filloj  ti  vije pergjigja  kur  filluan  grupet e  para  turistike.  Keto  endacake  te  vegjel pr  te  strehuar ne  hotelet  me te shtrenjta  dhe  luksoze  te  zones  u  hidhen ne aksion per  shitjen e  hashashit.  Pas  ores  24. 00 fillon levizja  e tyre te  furnizuar  me mall te shtrenjte  duke levizur  ne te gjithe zonen e  plazhit.

Metoda e  tyre  ishte  e  thjeshte. Grupet  ishin  perbere  prej  tre  personave, njeri  prej tyre mbante  produktin e  shtrenjte, nderkohe  tjetri  e ruante  i  armatosur  ne distace i gatshemne  cdo  cast  per  te  ndehyre  dhe  mbrojtur    shokun e tij  te  grupit , nderkohe  tjetri afrohet , ne momentin e  afrimit te  shokut  te  grupit qe  mbante  produktin tek  ndonje  grup  te rinjsh   dhe e  pyeste  shokun me  ze  te  larte qe  te  tjeret  te  degjonin:

“ A  ke mall  te  mire sonte ?” 

Shoku i tij  i  pergjigjej  sikur  nuk  e njihte  fare

“ Po  sonte eshte  i  mire  fare,  sapo me  erdhi nga Tirana “

Pastaj vazhdojne  me  pazarin  duke i thene:

“  Po  mire  sa  do te  ma japesh nje  qese  te  vogel? “

Shitesi  i  pergjigjet:

“  7 000  leke  se  eshte e mire “

Bleresi  i  rreme :

“ Jo eshte e  shtrenjte, po deshe  5 000 nuk kam leke te tjera “

Pastaj  shitesi  e shet  nje  qese  20  gram  5 000  leke  te  vjetra. Djali  17  vjecar nga  Tirana  pasi  e merr  ben nje  cigare ne  prezence te grupit  turistik, nderkohe  shitesi  largohet.

Bleresi vazhdon e  ndez pasi e thith  disa  here  vete  ja jep  te gjitheve  te  pranishmeve,  pastaj  komenton :

“ Ky  djali nuk  na genjeu, e  paska  patur  te mire  mallin , neser  do ta  ndihnmoj dhe une  ta  shesi “

Dhe keshtu  vazhdonte  tregetija e  droges  pa  u shqetesuar nga  askush.  Filluan te hapen te gjithe  bizneset  ne Jale. Te gjithe  stafet e ketyre   bizneseve  dhe jo vetem vinin nga  Tirana, Berati  dhe  disa  qytete  te tjera dhe stafet  e tyre  ishin shumica  perdorues droge te  rregullt. Por  dhe  ato  qe nuk ishin  perdorues  droge, ishte  veshtire  ti  permbaheshin  dhe ti rrinin larg  kesaj  bime te rrezikshme .

Grupi i te  rinjeve  u bene te  njohur   dhe shkonin ne cdo  cep  te  Jales.  Binte  ne sy  mungesa  e  punonjesve te policise edhe  pse ne Jale  ishim me shume  se  nje mije  turista  te  huaj dhe shqipetar. Po ashtu dhe nga keto  grupe qe  vinin per  te  pushuar gjenin nje situate  te tmershme mes  hashashit  dhe  mungesen e  rendit. Gjate  muajit  qershor  ishte  e pa mundur te  shikoje punonjes  policie neper  rruge. Po ashtu  dhe  grupet  e  trafikanteve te droges filluan te shtoheshin aq  shume  sa  qe ishte  e pamundur  te  dalloje jane turiste apo  jane tregetar te barit  te  hashashit.

Pervec  droges  se lehte hashashit  u futen drogat e  renda si kokaina, heroina dhe  disa  lloj acidesh  qe  u  perdornin ne  raste  te  renda.  

Ne nje  moment menduam  se keto lende  te renda narkotike  erdhen nga  Tirana, por  pas  nje investigimi  te  detajuar u  zbulua  qe keto  lende  te renda  dhe te  rrezikshme   erdhen nga  nje shtetas amerikano-maqedonas, i cili  erdhi per  te  pushuar  ne  Jale.  Emri i te cilit  nuk  u  mesua  pasi ai  nuk shoqerohej me njeri.

Vete  personi ne fjale eshte  perdorues  i  kokaines   dhe ishte  drejt  degradinimit  total pasi  cdo dite  qe  kalonte  35-vjecari amerikano-maqedonas humbiste kg  nga  trupi i tij si rezultat i  konsumit  te ketyre lendeve  narkotike.

Ne  fund  te  muajit  korrik dhe ne fillim te  muajit  gusht   erdhen forca  speciale  te policise. Personeli i policise  qe  operonte  ne Jale ishte  shume i vogel. Vetem  dy  persona  qe u shfaqen  ne rrugen kryesore  me makine qe vinte  nga Himara.

Por  grupet  e  droges   pervec  se shisnin   dhe  nxisnin  njerez te  perdornin drogen, filluan nje  pune  tjeter  akoma me te  rrezikshme  ate  te  prostitucionit. Po  kerkonin vajza  te reja   te  grup  moshave te ndryshme nga  18 – 25  vjece te  cilat  ishin te  shumta  ne kete  sezon dhe ne keto  zona. Metoda  e rekrutimit te  femrave  nga  keto  grupe  ishte    teper e  sofistikuar.  Pasi i gjurmonin  se me ke  kane  ardhur, cfare  tipash e  temperamenti  jane  etj.

Ne  fokus  te  trafikanteve  ishin ato  vajza te  cilat  vinin  te  shoqeruara cilat ishin  perdoruese   te  duhanit, alkolit  apo  droges  dhe ishin tipa  naiv, ku  ju  besonin personave te panjohur.

Ketyre  tipave trafikantet ju afronin dhe i benin shoqeri duke  depertuar ne  psikilogjine e tyre per  te  mesuar me ke kishin ardhur qe  te  mos  rrezikonin konfrontimet  ose te hapnin  problem  qe  mund  te  perfundonin ne  polici. Ne kete  aspect  ishin   shume te  kujdesshem  pasi  ne kete  menyre  zbulonin  gjithcka per  kto  vajza . Grupet e  te  rinjeve  me pas   krijonin lidhje  dashurie   dhe i drogonin me  droga te  forta  dhe  kur  vajzat ishin te pa vetedijeshme pas  dozave te  forta  te  droges  i fusnin ne  hotelet  te  cilat i  merrnin per  dy  deri ne tre  me  pare  dhomen  e hotelit,  pastaj  e  dergonin ne dhome  vajzen  ku  aty  vinin dhe persona te tjere  te  cilit  ishin kontaktuar  nga  pjesa  tjeter   e  bandes  se  adoleshenteve.

Ne nje  nate  ne  nje dhome  hoteli  ku  qendronte  nje  vajze  futeshin tre  deri ne kater  persona   te  cilet  paguanin nga  80 euro per  nje  ore  qendrimi  me vajzen.  Pasi  u  largonin  klientet,  djali qe  e  kishte  sjelle dhe  droguar  vajzen   futesh  perseri ne  dhome  ne  oret  e  para  te  mengjesit  ne te  gdhire   per  te  mos  i dhene mundesi  vajzes  te  kuptoj  si dhe me ke e  kaloj naten ne hotel pasi ne momentin  e  zgjimit   dhe te  kthjellimit  nga  lenda  narkotike  qe kishte  marre  ne  mbremje ,  te  shikonte  ne shtrat  djalin  me te cilin kishte  rene ne  “dashuri”  dhe  kishin  fjetur  sebashku ne hotel. Mirepo  e vecanta e  ketyre  djemve  turor  dhe trafikant ishte se   nuk  qendronin me teper  se nje  nate  me nje  vajze  ne te  njejtin hotel.  Nese  dyshonin se po i shihte  dikush  ato  u largonin   dhe  shkonin ose  ne  Himare  ose  ne  Dhermi.

Prostitucioni dhe  droga   shkonin ne menyre  te barabarta ne  Jale pasi ishin biznese  qe u benin nga  te  njejtit persona si shfrytezimni  i  prostitucionit ashtu dhe tregetija  e droges. Ne  asnje  rast  nga keto krime nuk  pati  asnje  nderhyrje  te  policies  se  shtetit.

Mungesa  e  shtetit  dhe  rendit  beri  qe  rregullat  ti vendosnin  vete  trafikantet. Kur  kishte  ndonje konflikt  midis  te rinjeve   nderhynin dhe i neutralizonin   duke  ju drejtuar me  fjale  kercenuese si  psh:

“ Kini  kujdes  se ju  fusim ndonje  plumb kokes  dhe  ju hedhim ne det  dhe  mos  e ngrini  zerin. Ketu jemi ne, komandojme  ne dhe qetesine e vendosim ne.  Ne jemi  policija ketu “

Keta  persona, pra  ky  grup  personash  qe mbanin qetesine nuk  u  perzien me shitjen e  droges  as  dhe me  shfrytezimin e prostitucionit, por  ishin  kreret  e rrjeteve te  ketyre  grupeve kriminale, dhe  kur  policija  vinte, ata ishin te  paret   qe i pergezonin dhe i mbeshtesnin   duke  ju  thene  patrulles  se  policise :

“ Keta  jane  adoleshente, por  mos  kini merak  se ne jemi me te  pjekur   dhe  nuk i leme te  konfliktohen ..”

Nuk jemi te sigurte  nese  policia  i  njihte  keto tip ate  cilet i mbeshtesnin, apo edhe  punonjesit  e  policise  u  genjyen  nga  kreret  e  organizates, duke i besuar  atyre  se ishin njerez  te  besueshem   saqe  i jepnin   dhe  numrat  e telefonave  ketyre  kapove   qe  pot e kishin ndonje  problem apo  konflikt  ti telefononin.

Gjate  muajit  gusht situate  u be me e qete pasi  filluan te vijne   disa  autoritete te larta te shtetit  shqiptar.

Ky  studim i detajuar ishte  vetem  per  Jalen.

Analiza e  pergjithshme e  situates kriminale ne  zonat turistike te  bregdetit  te  Jugut – Sezoni  Vere 2016

 Ne te  gjitha zonat  turistike te  bregdetit  te  Jugut  situate  eshte  njejte ku  pervec turisteve vijne dhe  trafikantet  e  droges  dhe te qenieve  njerezore. Ne shume raste  policia  nuk  mund  te  depertoje  ne brendesi  te  grupimeve  kriminale  pasi  punonjesit e rendit  ne  kete  situate jane  siperfaqesor  ne sigurine e  rendit.

Ne  shume  raste  policia  nuk informohet dot  pasi  keto  grupe  kriminale   jane te  specializuara per  te  larguar  vemendjen e policise  nga  aktiviteti i tyre  criminal.

Por  a  jemi te sigurte   sot  ne  turizem?

Pergjigja  eshte”   Jo.!  Sepse  nuk mund  te jemi  te  sigurt  kur  rendi  dhe qetesia publike  ne kete  periudhe  dhe ne keto  zona eshte  ne dore te  njerezve te  cilet  jane  drejtues  te  nje  grupi  criminal.

 A  jane te  sigurte   adoleshentet  te  udhetojne   dhe te  njohin zonat   interesante turistike  dhe  mrekullite  e vendit  te  tyre? Pse drogat  shiten sheshit,  po ashtu  vajzat drogohen  dhe nen  e fektin e  droges  shfrytezohen  seksualisht  nga trafikantet ? Si  mund te themi  qe   jemi te sigurte   ne kete situate  te  renduar  kriminogjene?

Sot  ne  Shqiperi vijne shume turiste  te huaj por  dhe keto  qe  vijne  nuk dihet pse  vijne, kush jane, kane  ardhur ne shqiperi  per  turizem apo  thjeshte  per te studiuar  terrenin per  te future  strukturat  kriminale dhe ketu  nuk eshte vetem droga  dhe prostitucioni por  dhe vlerat  tona  historike dhe  kulturore  dhe  vlerat  e  nentokes,  por   nuk mbaron me kaq as nje  agjensi turistike  nuk din se cfare  turistesh  ka  qe levizin ne  Shqiperi, pasi ato  vijne  ne menyre te  tille ku   ketu  marrin vetem sherbim transporti.

A  jane  te  keshilluesheme  qe  nxenesit  e  shkollave te  mesme  te  udhetojne me  agjenci  turistike e  cila  i dergon ne nje  destinacion  dhe largohet pastaj  dhe keta  te rinj rrijne vetem tek  hotel Kamping apo Resorese Turistike.?

Po  perse ndodh  me  pas  qe  askush nuk  mban  pergjegjesi  edhe  pse mund te jene anetare  te  ndonje shoqate kulturore  apo  politike ? Keto  grupe jane  preh e  lehte trafikantive  dhe jane me te  ekspozuarit ndaj  veseve  negative ne keto ambiente. Te  rinjte  jane  te  ekspozuar nga droga, alkoli, duhani dhe prostitucioni  per  vajzat.

Keto  problem  vijojne   si  pasoje  e mos  qenies te  ndonje  familjari  me femijet ne keto  guida  turistike. Se  si  nje  adoleshente   te  largohet  nga  grupe  te tilla dhe si  te mos  perfundoj ne perdorimin e  lendeve  narkotike  apo  alkolit?

Sot  keto  informacione  nuk jepen ne asnje ambent  edukimi  te  rinjeve  ku  ata  marrin bazat e  edukates, dijes  dhe  kultures ? Eshte  per  te ardhur  keq kur  sheh  nje  djale  apo  vajze te  re  te  cilet  pa  pritur  jane bere konsumator te lendeve  narkotike?

 Dhe  kjo  jo  per  fajin e tyre, por  per faktin se nuk kane  informacion   se  si te  mbrohen nga keto fenomene negative te cilat  po i shkaterrojne jeten ne  moshen me te bukur . Kur ne nje  zone turistike te  rinjte  shkojne  per  te zbuluar vecantite  e asaj  zone  dhe te mesojne  me shume per  vendin e  tyre,  por  kur  shkojne   dhe gjejne  trafikantet  te cilet  i mesojne   se  si te behen  pjese  e  ketyre  grupeve eshte  per  te ardhur  keq   dhe kjo per   student  qofte  ne shkollat e  mesme apo ne universitete   qofte  private  apo shtetrore. Asnje  institucion  nuk i ka  perfshire  se  si mundet te  ndihmojne  veten  dhe  njeri tjetrin ne situate  te tilla. Kjo eshte  per  drejtuesit  e  arsimit   duke filluar  nga  Ministri  dhe duke perfunduar  tek  drejtoret e  shkollave . Te  rinjte  jane te  pafajshem, i duan udhetimet, argetimin, por  mbi te gjitha  duan te jene te  sigurte  ne vendin e tyre.

Deri  sa  sistemi  arsimor  shqiptar te jape  ndonje keshille se si te mbrohen ne raste  te tilla, ne  po  ju sugjerojme  vetem  pak nga shume gjera  qe  ju duhet te mesoni:

  • Te mos perfshiheni ne grupe  te cilet  nuk i  njihni  mire.
  • Mos qendroni prane  atyre   qe  thithin  cigaret nese  sjeni te sigurte  se  cigarja eshte  e paster.
  • Mos u besoni njerezve  qe nuk i njihni.
  • Mos u largoni nga rezidenca ku jeni strehuar ne oret e  vona te  mbremjes.
  • Qendroni ne ambiente ku jane te instaluara kamerat e sigurise
  • Zgjidhni shoket apo shoqet me te cilet do qendroni ne dhome  dhe ne aktivitet gjate  dites.
  • Ne nje ekspedite turistike malore mos u ndani nga  grupi dhe  ndiqni udhezimet e  Guides.
  • Mos hani dhe pini gjera te  cilat  nuk jane  te  ambalazhuara  dhe  nuk jeni te  sigurte.