Maqedonia reagon ndaj deklaratave të Ramës

Lajme Rajoni

maqedonia ne focus-1Ministria e Jashtme e Maqedonisë reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili, në ministerialin e Tiranës për kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm, tha se nuk mund të ketë integrim europian për Maqedoninë pa respektuar të drejtat e shqiptarëve. “Bashkëjetesa ndëretnike dhe respektimi i kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare janë bazat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë. Jemi të gjithë të bashkuar në qëllimin e përbashkët që është e ardhmja europiane. Çdo bllokadë apo kërcënim për bllokadë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO apo BE nuk është në linjë me vlerat europiane dhe nuk kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin rajonal”, lexohet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.