Marrëdhëniet diplomatike me SHBA, Berisha letër urimi Sekretarit Kerry

414

Me rastin e 22 vjetorit  të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë, kryeministri Berisha i ka dërguar sot një urim Sekretarit të Shtetit të SHBA, John Kerry. Kryeministri Sali Berisha, me anë të këtij urimi deklaron se bashkëpunimi do të vijojë e thellohet, ndërsa vlerëson ndihmën që SHBA kanë dhënë kundrejt Shqipërisë dhe Kosovës.

“I dashur zoti Sekretar.

Si sot 22 vjet më parë, Shqipëria rinovoi marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje kjo historike dhe e një krenarie të veçante për të gjithë shqiptarët. Ndaj dëshiroj me këtë rast t’ju shpreh juve, Qeverisë së SHBA, Presidentin Obama dhe popullin amerikan mirënjohjen më të thellë për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur ndaj kombit tonë gjatë këtyre dekadave. Ne jemi të bindur se aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë midis të dy vendeve dhe popujve tanë do të thellohet e zgjerohet edhe më shumë gjatë viteve që do të vijnë.

 Ky është një ngjarje historik për Shqipëri për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që shqiptarët i kushtojnë marrëdhënieve të ngushta me vendin tuaj të madh, një mik i vërtetë dhe aleat i palëkundur i vendit tim dhe i të gjithë shqiptarëve.

 Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol kryesor në pavarësinë e Shqipërisë, 100 vjetorin e të cilës e festuam vetëm katër muaj më parë. Gjatë periudhës së diktaturës komuniste që sundoi vendin tonë, Amerika qëndroi vendosmërisht kundër barbarisë së saj, në mbështetje të popullit tonë të martirizuar dhe u shndërrua në një udhëheqës të lirisë dhe shpresës për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetonin. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol thelbësor e vendimtar për pranimin e Shqipërisë si një anëtar i NATO-s dhe lirimin e Kosovës, për të cilën shqiptarët do të mbeten përherë mirënjohës dhe borxhlinj ndaj jush.

 Dëshiroj të shfrytëzojë këtë mundësi për t’ju siguruar juve, Presidentin Obama dhe popullin amerikan se Shqipëria do të vijojë të jetë një mik dhe aleat i mirë, i ngushtë dhe i besueshëm i SHBA-ve dhe se Qeveria ime nuk do të kursej asnjë përpjekje për të konsoliduar më tej marrëdhënien tonë të shkëlqyer dhe miqësinë tradicionale midis dy vendeve tona, në interesin më të mirë të popujve tanë dhe paqes e sigurisë në botë. Me sigurimet e konsideratës dhe të respektit më të lartë”, perfundon Berisha

Arvizu-Berisha