Mat, 4 vjeçari humb jetën në pus, familjarët e gjejnë pas 3 orësh

Aktualitet

Një 4 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në pusin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë në Klos.

Policia e Dibrës sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta të ditës së djeshme ku i mituri me iniciale L.K, “ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën”.

Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30. Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave   të ngjarjes.

/Ora News.tv/