Mbaron epoka e palmave, fillon prerja e tyre në autostradën Tiranë-Durrës

393

Autostrada Tiranë-Durrës nuk ka pasur më sot pamjen e zakonshme, e rrethuar me palma që në pjesën m ëtë madhe janë të thara. Ato kanë filluar të priten që ditën e djeshme, siç tregohet dhe nga fotot e realizuara sot në mëngjes.

Pak javë më parë, Bashkia Tiranë njoftoi projektin për t’i zëvendësuar palmat me pisha, teksa kaloi vendimin ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017. osto e plotë e projektit “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar” është 333.8 milionë lekë, ose gati 2.5 milionë euro, e shpërndarë në 66.7 milionë lekë në 2017-n, 117 milionë lekë në 2018-n dhe 150 milionë lekë në 2019-n. Ndërsa një ditë më parë Bashkia miratoi edhe projek buxhetin e vitit 2018.

Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor”, thuhet në relacion. Për këtë arsye propozohet që në vend të palmave të mbillen lloje dekorativësh të pishës së butë, që përshtaten me klimën dhe mjedisin.

Duke qenë se peridha më e mirë për mbjelljen e pishës së butë është muaji dhjetor, kërkohet përfshirja në buxhet e këtij investimi. Për ujitje propozohet sistemi ujitës artificial në formë shiu.

Palmat në autostradë u mbollën rreth tre vjet më parë, si pjesë e një plani që përfshiu dhe rregullimin e sinjalistikës në zonën Mbikalimi i Kamzes dhe i Kasharit deri në aeroportin e Rinasit. Kosto e mbjelljes së tyre u raportuar në atë kohë në rreth 600 mijë euro. Dimrin e kaluar palmat nuk i rezistuan të ftohtit dhe u thanë në pjesën më të madhe të tyre.

Plani për zgjerimin e autostradës

Zëvendësimi i palmave me pisha vjen në një kohë që në sirtarët e ish ministrisë së transporteve, që tashmë është pjesë e ministrisë së Energjisë dhe Transporteve gjendet projekti për zgjerimi e autostradës Tiranë Durrës, duke e bërë me tre korsi. Autoriteti Rrugor Shqiptar prezantoi në shtator të një viti më parë projekt-idenë për zgjerimin e Autostradës Tiranës-Durrës nga Vora në Durrës, të përgatitur nga SPEA Engineering. Projekti është i ndarë në tre lote dhe i pari mbikalimi Kamëz-Vorë, 11 kilometër. Loti i dytë,  Vorë–Sukth  me gjatësi 10 kilometër dhe loti i tretë,  Sukth–Durrës (Nyja e Dajlanit) me gjatësi 8 kilometër.

Studim-Projektimi për Zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës ka për objektiv kryesor projektimin e nje infrastrukturë të kategorisë “A”, e cila duhet të ketë karakteristikat për të përballuar volumet gjithnjë e në rritje të trafikut në këtë arterie kryesore të vendit, si dhe të përmirësojë gjendjen e shtresave rrugore ekzistuese tashmë tejet të amortizuara në një pjesë të madhe të Superstradës, thuhej në materialin e Autoritetit.

Ky segment rrugor është më i ngarkuar në trafikun e mjeteve dhe arrin kulmin në periudhën e verës, sidomos vitet e fundit me ndërtimin e autostradës së re Milot- Morine e më tej në drejtim të Kosovës, por pa lënë jashtë dhe zona të tjera të rajonit.

Sipas raportit, rritja e vazhdueshme e trafikut e ka bërë të domosdoshme studimin për zgjerimin e kësaj superstrade për ta sjellë në parametrat e nevojshëm për përballimin e trafikut gjithmonë e më të rënduar. Por jo vetëm kaq, sepse prej vitesh në këtë segment rrugor ka pasur dëmtime të shtresave rrugore, çarje, dëmtime, ulje e gropëzime në gjatësi të konsiderueshme në të dy anët e rrugës, dhe veçanërisht në koristë anësore (sidomos atë Vorë – Durrës).

Por zgjerimi i rrugës dhe lehtësimi i trafikut tashmë do të duhet të presë, teksa palmat do ia zënë vendin pishave, që do të zbukurojnë sërish dy anët e autostradës./monitor.al/