Mbështetje për refugjatët me aftësi të kufizuara në Gjermani

Bota Emigracioni

Shumë refugjatë që largohen nga lufta dhe konflikti kanë aftësi të kufizuara, qofshin çështje lëvizshmërie, nevoja të veçanta arsimore ose dëmtime shqisore.

Çfarë pengesash duhet t’i kapërcejnë këta refugjatë dhe çfarë lloj ndihme mund të marrin në Gjermani?

Agjencia e refugjatëve e OKB dhe UNHCR ka thënë se “refugjatët me aftësi të kufizuara janë më shumë të ngjarë të jenë mënjanuar në çdo aspekt të ndihmës humanitare për shkak të pengesave fizike, mjedisore dhe shoqërore kundër qasjes në informacione, shërbime shëndetësore dhe rehabilituese dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”

Në Gjermani, vendi në Evropë që ka marrë më shumë refugjatë, ka projekte dhe iniciativa që rrisin ndërgjegjësimin për sfidat e veçanta për azilkërkuesit me aftësi të kufizuara. Organizata Lebenshilfe, e cila ndodhet në qytete të ndryshme gjermane në të gjithë vendin si Berlin, Frankfurt dhe Hamburg, ofron ndihmë për refugjatët me aftësi të kufizuara dhe fokusohet në integrimin e këtyre individëve dhe familjeve të tyre në shoqërinë gjermane.