Me syte nga Doktori…

Kryesore Opinion

Blendi Koka  /

PD sot po lengon. Te gjithe ata qe e kane anatemuar, te gjithe ata qe e kane dashur dhe e duan, te gjithe ata qe besojne tek ai, te gjithe tek ata qe nuk kane besuar tek ai se nuk ia kane besen vetes, i madh e i vogel, shtrojne nje pyetjen. Po Doktori pse nuk flet?

Pyetja eshte legjitime, sepse sot ajo buron nga arsyeja. Ajo arsye qe me sefundi e nxorri koken mu sot ne keto dite te nxehta te veres se 2017-es, atehere kur u kuptua se nje vend pa opozite i rrezikon te gjithe. Te paret rrezikon ata qe besojne tek ajo, natyrshem…, dhe te dytet po aq sa te paret, ne logjiken e çale te funksionimit te demokracise e kane kuptuar se edhe ne krahet e pushtetit pa opoziten nuk jetohet gjate. Te fundit do te jene te paret, e pikerisht ata te neshtruarit e pushtetit jane edhe me te rrezikuarit. Sepse ata e dine se me Ramen pa opoziten, do te jene te panevojshmit e pare te padronit te penes dhe zerit te tyre. Prandaj me shume se ata qe duan Saliun, jane ate qe nuk e duan Berishen te cilet ulerasin me perulesi, me shpresen se Doktori do e shkrije heshtjen.

Pikerisht ata qe nuk e duan PD-ne dhe alias Berishen, e kane me shume te qarte se askush, se ajo parti sot nuk ekziston si nocion politik qe votat e 2017-es ia ngarkuan te jete dhe 4 vjet, si OPOZITE!…

Sot ata qe kerkojne shkrirjen e heshtjes se Berishes, jane po ata qe ia dine shume mire pasojat vetngrirjes se Bashes edhe per 4 vjet. Ai qe nuk rrodhi si opozite 4 vjet me pare, nuk do te pikoje as 4 vjet me pas.

Sot ata qe i kane syte nga Doktori, e dine se vetem ai mund ta shpetoje organizmin politik te cilin e krijoi ketu e 26 vjet me pare. Nje organizem politik qe Berisha mendonte se ia kishte injektuar te gjitha antikorpet per te ecur edhe vete pa ndihmen e tij, por qe ne vleresimin me te gjere organzimi eshte shnderruar ne pacient politik. Mesa duket antikorpet u kthyen ne viruse, dhe reaksioni sot qartazi nuk eshte ai qe prisnim, ne te pakten.

Sot te gjithe i kane syte nga Doktori. I kane ata qe e duan PD-ne, i kana ata qe nuk e duan PD-ne alias edhe Doktorin. E madje syte tek ai i kane edhe antikorpet qe ai injektoi ne PD, sepse Doktori ne fund mbetet Doktori.

Ne çdo rast Doktori duhet mirekuptuar… Po nderhyri, do te thote se operacioni ishte i nevojshem, pas kesaj s’ka me llafe. Po nuk nderhyri do te thote se ai ende beson tek reaksioni qe ai ka injektuar dhe kete askush me mire se ai nuk e vlereson dot. Nese te gjithe sot i kane syte tek Doktori, veprimi apo mosveprimi i tij nuk duhet te vije si forme presioni, cytje apo lutjeje. Ne 26 vjet burreshtetari Berisha ka treguar se asgje nga keto nuk pin uje ne analizen e vendimarrjes se tij, kush pretendon te kunderten thjeshte vetgenjehet. Marshalli ka gjithmone nje Plan. Ne takimin e pare e te fundit qe kisha me te me rezultoi qe eshte thjeshte 2 vite para te gjitheve…, kjo dy vjet me pare. Imagjino tani 😉

p.s…E pra, i vetmi lajm i mire ne keto kohe te keqija politike per PD-ne, eshte se askush me shume se ai, nuk eshte me i qarte ne kete paqartesi te madhe 🙂