Me urgjencë në Tiranë Ministri i Jashtëm grek Dendia

Greqi

“Me urdhër të Kryeministrit, Greqia do t’i sigurojë Shqipërisë ndihmë të menjëhershme për të adresuar efektet e tërmetit që goditi Shqipërinë”.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të udhëtojë në Tiranë me një urgjencë pasi të përfundojë vizitën e tij sot në Shkup, siç informoi ai përmes llogarisë së tij personale në Twitter.

Me urdhër të Kryeministrit, Greqia do t’i sigurojë Shqipërisë ndihmë të menjëhershme praktike për të adresuar efektet e tërmetit që goditi vendin,” vuri në dukje z. Dendias. “Tashmë kam kontaktuar me Ministrin e Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrysochoid, dhe për të njëjtën arsye do të udhëtoj në Tiranë me bazë emergjente pas vizitës time në Shkup.”

Më herët sot, ministri i jashtëm kishte shprehur “mbështetjen e Greqisë ndaj popullit dhe qeverisë së Shqipërisë për pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë”.