Media një sfidë

520

media-media

Asgjë nuk është e rastit në Greqi. Nuk kanë mbarim mediat greke në publikimet e herë pas hershme mbi zhvillimin e vrasjes së shqiptarit në burgjet e Greqisë. Eshte hera e parë që media greke mundohet të trajtojë një ngjarrje për të zbuluar të vertetën, kjo ndodh pikërisht në një kohë që Greqia po ndodhet në një krizë ekonomike dhe politike. Askush nuk e priste që media këtë radhë do të qendronte në krahë e do mbështesë për të nxjerrë të vertetën e shqiptarit të vrarë. Gjithashtu, po një meritë tjetër kanë edhe mediat në Shqipëri të cilat, larg çdo nacionalizmi dhe me profesionalizëm trajtuan më mirë se çdo herë tjetër këtë ngjarrje, aq sa shumë herë media greke pasqyronin dhe publikonin pamje nga mediat tona.

Në Greqi janë vrarë shumë emigrantë të pafajshëm shqiptarë, në mes të ditës në qender të Athinës nga shteti grek, janë torturuar dhe sakatosur në komisariatet e policisë, shumë kanë vdekur në burgje të ketij vendi, shumë janë sakatosur dhe kanë mbetur invalid nga aksidentët në punë, por edhe fëmijë janë vrarë se kanë tentuar të braktisin burgjet, si dhe 500 fëmijë të zhdukur në pak muaj në shtepinë e fëmijës Agia Varvara. Deri më pak kohë më parë këto ngjarrje ishin vetëm një konstatim dhe një njoftim në media, ndërsa sot gjerat me sa duket po ndryshojnë. Shumë kanale televizive në Shqipëri në këtë rast treguan se kur duan dhe ka një vullnet të mirfilltë, diçka mund të bëjnë për t’i çuar gjerat atje ku duhet, si dhe për të mos mbetur më vetëm në konstatime.

Këmbëngulja dhe mbështetja e medias shqiptare habiti mediat greke, të dyja këto sëbashku sfiduan drejtësinë greke që po përballet me vetveten pasi vrasja është bërë nga vetë shteti. Po në këtë drejtim lind pyetja a mundet vallë shteti të dënojë mekanizmin vrasës po të shtetit, pasi gardianët janë punonjës të këtij sistemi ? Përgjigjen le t’ia lëmë kohës!.

Media greke detyroi Drejtësinë vendase që të përballohet me realitetin, se nuk mund të vazhdohet më kështu në një vend të Bashkimit Europian që të rrihet deri në vdekje një i burgosur. Vuri në lëvizje këtë mekanizëm që deri më dje nuk kishte dënuar asnjë për vrasjen e 154 emigrantëve shqiptarë të pafajshëm, të cilët nuk kishin lidhje me krimin, por u vranë vetëm se ishin shqiptar. Gjithashtu po tregoi se edhe mekanizmi i shtetit (policia) mund të përballet me drejtësinë njëllojë si në vendet e tjera.

media-tv

Nga ana tjetër Media shqiptare ngriti në këmbë qeverinë, e cila deri më sot nuk kishte reaguar si këtë radhë, është këmbëngulja dhe profesionalizmi i saj që zgjoi të gjitha autoritetet përkatese të vendit duke filluar që nga Ministria e Jashtme e deri tek Avokati i Popullit etj.

Për këtë kanë respektet e para këto dy media të cilat po na japin një shpresë në profesionalizmin dhe në pasqyrimin e se vertetës, aq më tepër kur bëhet fjalë për humbje jetë njerëzish. Le të shpresojmë të mos zhgënjehemi!