Meta: E bëjë unë burgun! Mos u tallni me Shqipërinë!

Foto e Ditës Kryesore Politika

meta-refprma 1Kryeparlamentari Ilir Meta ka “shpërthyer” sot duke thënë se po i “soset durimi” nga loja që po bëjnë Rama me Bashën, përpara qytetarëve shqiptarë, me zvarritjen e Reformës në Drejtësi. Ai theksoi se kohët e fundit janë bërë shumë spekulime sikur kjo reform do të bëhet që Meta ose Berisha të shkojnë në burg.

“E bëjë unë burgun për të gjithë politikënat shqiptarë! Por mos guxoni të talleni me Shqipërinë dhe shqiptarët! Mos e mbani peng të ardhmen e Shqipërisë. Unë do të bëjë detyrën time patriotike për vendin. Nuk po thëm se do të bëhem si Ismail Qemali, por të paktën do të bëjë detyrën time siç e bëri Mujo Ulqinaku. Miratimi i kësja reforme është i domosdoshëm dhe duke e parë se mosbesimi është kaq shqetësues dhe i lodhshëm e i rrezikshëm për të ardhshmen dua të them se rruga më e mirë do të jetë rruga e miratimit të një qeverie ekspertësh për të përgatitur zgjedhjet e parakoshme. Unë jam gati të jap dorëheqjen nga kryetar parlamenti nëse kjo shërben, ministrat e LSI të heqin dorë nga qeveria”.

Ky është kërcënimi i Ilir Metës ndaj aleatit të tij, Edi Ramës për reformën në drejtësi.

Meta e shprehu hapur se ka qenë i pakënaqur me mënyrën se si është bërë që në fillim puna për reformën. Ai tha se klasa politike po tregon papërgjegjmëri dhe po e përdor reformën për të kërcënuar kundërshtarët me burg.

Meta tha se nuk ishte dakord me propozimin e ambasadorit Lu që Rama e Basha të mbylleshin në një dhomë për të gjetur konsensusin. Ai tha se Rama, Basha, bashkë me të si kryetari i Kuvendit dhe me ambasadorët Lu e Vlahutin, duhet të mbyllen në kuvend për ta zgjidhur këtë çështje. “Nëse mbyllemi dhe nuk gjejmë zgjidhje duhet të ikim ne nga politika dhe ata nga diplomacia”,- tha Meta.

“Unë i kam dhënë fjalën ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit se do të bëj çdo përpjekje për ta realizuar reformën sipas Venecias dhe ai më ka kërkuar të bëj gjithçka në këtë drejtim”.

Meta pranoi se kjo është një situatë kritike për vendin  dhe kujtoi se si vendi ka rrëshqitur në destabilitet “për hiç gjë”.

Kryetari i Kuvendit dhe LSI tha se ashtu si ambasadorit Lu i është sosur durimi. Reforma, tha ai, duhet bërë vetëm sipas Venecias, si arbitër i vetëm i saj.

“Nuk ka kompromis nëse shkohet në takime duke thënë se me këtë reformë do të shkosh ti në burg. Kompromisi fillon duke thënë; jam unë i pari që do shkoj në burg nëse kam shkelur ligjet”.