Meta: Ftoj shqiptarët të votojnë për demokracinë dhe të ardhmen e fëmijëve

457

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta votoi sot për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit, duke bërë thirrje qyetarëve të votojnë për demokracinë, lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pas votimit në njësinë 5 tek kopshti 31, i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe vajza e tij Bora, e cila voton për herë të parë, Meta theksoi se “sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë, është një ditë që duhet të jetë festa e demokracisë për vendin, duhet të jetë dita qytetarëve jo e politikanëve sepse janë qytetarët ata që do të thonë fjalën e tyre, të cilët duhet të dëgjohen dhe të vendosin”.

Unë nuk kam asnjë mesazh sot se për kë ata duhet votojnë, por kam një mesazh për çfarë ata nuk duhet të votojnë; ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion kundër vullnetit të tyre, të votojnë me ashpërsinë më të madhe kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre, sepse sot shqiptarët duhet të tregojnë se liria dhe dinjiti i tyre nuk ka cmim, se e ardhmja e fëmijëve të tyre është më e shenjtë se gjithçka sot në këtë ditëtë shenjtë për të gjithë”, nënvizoi Meta.

Sipas tij, shqiptarët duhet të ndëshkojnë të gjithë ata që dërgojnë sekserë për të blerë të ardhmen e shqiptarëve, të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Liria dhe dinjiteti i qytetarëve shqiptarë nuk ka çmim. E ardhmja e fëmiëjve të tyre nuk ka çmim, mendoj se këtë do ta tregojnë të jgithë shqiptarët”, theksoi Meta.

I pyetur nëse vazhdon tí qëndrojë deklaratës nëse procesi nuk është i rregullt nuk do të dekretoj, Meta u shpreh se nuk është momenti për deklarata politike është momenti për t’u bërë thirrje të gjithëve të shkojnë të votojnë për demokracinë, lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Meta uroi  besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit’. “Më lejoni t’i uroj bajramin teë gjithë qytetarëve në mënyr ëtë vecantë të gjithë besimatrëve sidomos atyre që kanë bërë këtë muaj mjaft sakrifica, zoti ua pranoftë agjërimin deh ua shpërbleftë këto sakrifica tua kthjenë në begati mirësi e lumturi për familjet e tyte dhe gjithë shoqërinë tonë”, tha Meta.

Zëvendëskryetarja dhe njëkohësisht deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se  “jemi të emonicuar që Bora voton për herë të parë”. “Ju them të gjithëve të drejtohen drejt qendrave të votimit të votojnë, të shprehin edhe ata dëshirat, kërkesat, padrejtësitë që iu janë bërë përmes votës”, tha Kryemadhi./atsh/