Meta-Kokëdhima, tjetër takim për zgjidhjen e krizës politike

Kryesore Politika

Drejtuesi i lëvizjes ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, u takua sërish sot me kreun e Kuvendit dhe njëherësh kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

Gjatë takimit 30 minutësh, të dytin brenda pak ditësh, u bisedua për aktualitetin politik dhe për rrugët e kapërcimit të krizës politike që po kalon vendi. Të dy bashkëbiseduesit theksuan sërish nevojën  e dialogut mes palëve politike si dhe përsëritën qëndrimet e tyre se nuk mund të ketë zgjedhje parlamentare pa opozitën. Drejtuesi i lëvizjes Zgjidhja, ashtu si dhe në javët e kaluara, është duke zhvilluar takime intensive me të gjithë drejtuesit e partive politike në vend në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike ku është futur vendi pas nisjes së protestës së opozitës më 18 shkurt dhe këmbënguljes së qeverisë për të shkuar në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit edhe pa opozitën /syri.net/