Meta: Marrja e statusit brenda 2013

347

Meta edhe një herë i çon mesazh opozitës për miratimin e tre ligjeve. Madje, sipas kreut të LSI-së, Shqipëria mund ta përfitoje këtë status para zgjedhjeve, nëse opozita do të votojë në parlament 3 ligjet që janë vendosur si kusht nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat. Apeli i kreut të LSI-së erdhi gjatë një takimi me gratë në Shkodër, kur zoti Meta shprehu bindjen se vendi mund të zhvillohet më shpejt, nese gruaja shqiptare fiton më shumë hapësirë në vendimarrje, dhe nëse grave u krijohen mundësi të reja për të punuar. Me mesazhin e emancipimit të shoqërise dhe politikës, Ilir Meta tha se: “LSI-ja ka ndjekur rrugën e duhur për t’u siguruar grave dhe vajzave fuqizimin ekonomik nëpërmjet punësimit. Nuk është hera e parë qe kreu i LSI-së ka shprehur këtë mesazhe opozitës për integrimin e vendit.

Meta-Berisha