Meta mund të jetë kryeministri i ardhshëm

Aktualitet Politika

meta kryeminister-2

Gazeta e SPD-së gjermane: Meta mund të jetë kryeministri i ardhshëm, rinia e çon partinë e tij përpara dhe mendojnë si evropianë. Gazeta “Përpara” e Partisë Socialdemokrate në Gjermani, ka publikuar një artikull në lidhje me LSI-në dhe kreun e saj, Ilir Meta. Artikulli është shpërndarë edhe nga zyrtarë të LSI dhe duket mjaft interesant, jo vetëm sepse është publikuar nga gazeta e partisë kryesore të së majtës gjermane.

“Në Shqipëri, partia socialdemokratike LSI po shkakton trazim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, kryetari i saj, Ilir Meta mund të bëhet kryeministër. Çelësi i suksesit qëndron tek rinia e partisë,” shkruan gazeta.

“LSI, e cila doli nga një ndarje e socialistëve, në vitin 2009 kishte vetëm katër vende në parlament. Nga viti 2013 ka 16. Kjo e bën atë partinë e tretë më të madhe në vend. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, LSI mund të bëhet forca e dytë dhe Ilir Meta të bëhet kryeministër. Meta është kryetar i partisë që prej themelimit në vitin 2004 dhe duket i interesuar që të udhëheqë Shqipërinë drejt një vrulli demokratik, kushtetues, evropian dhe social. Sigurisht multimilioneri nuk është socialisti shembullor dhe ka të meta. Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar. Thuajse gjysma e anëtarëve të saj janë të rinj dhe ata e çojnë partinë përpara dhe mendojnë si europianë”.

Burimi : Sot News