Meta: Policisë i mjafton njolla e drogës, s’i duhet ajo e zgjedhjeve

Lajme Politika

Ilir Meta i kundër përgjigjet kryeministrit Edi Rama. E quan të paligjshme por dhe tërësisht të papërgjegjshme thirrjen e kryeministrit drejtuar policëve për mbledhjen e votave.

Meta thotë se nuk ka ndodhur asnjëherë as në kohën e Berishës.

Gjithashtu Meta dënoi heshtjen e drejtorit të policisë së Shtetit Haki Çako duke shtuar ‘nuk më habit aspak”

“Është një thirrje prakitikisht e hapur e përdorimit të policisë në zgjedhje. Unë e kam bërë të qartë që më përpara se është e qartë se segmente të policisë që kanë përgjegjësi për nxitjen e prodhimit dhe trafikut të drogës kanë marrë përdetyrë të cënojnë zgjedhjet me veprimet e paligjshme ose mos veprimet e tyre në zbatim të ligjit. Kjo është shumë e qartë.

Policisë i mjafton njolla e drogës nuk i duhet dhe njolla e zgjedhjeve. Nuk është cështje ndjese. Është e qartë që rruga që ka zgjedhur është ajo e presionit, dhe e keqpërdorimit të administratës.”