Meta priti Ambasadorin z. Bernd Borchardt

Foto e Ditës Kryesore Politika

meta pret ambasadorin

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Kreun e ri të Prezencës së OSBE në Tiranë, Ambasadorin z. Bernd Borchardt, të cilit i uroi mirëseardhjen në Tiranë dhe i uroi suksese në detyrën e re.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me OSBE dhe vuri në dukje se Kuvendi është i gatshëm ta intensifikojë atë më tej. Në këtë kuadër u vlerësua kontributi i OSBE në drejtim të përmirësimit të aktivitetit parlamentar të Shqipërisë, duke mbështetur rritjen e standardeve të transparencës, monitorimit dhe përcjelljes së aktivitetit parlamentar më pranë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori Bernd Borchardt shprehu kënaqësinë e rikthimit në Shqipëri në krye të Prezencës së OSBE dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin me Kuvendin si dhe vullnetin për të mbështetur avancimin e reformës elektorale sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Kryetari i Kuvendit, z. Meta nënvizoi në përfundim rëndësinë e çdo ndryshimi që prej reformës elektorale që garanton transparencë maksimale të procesit zgjedhor, pasi standardet e zgjedhjeve të ardhshme do të përcaktojnë jo vetëm legjitimitetin dhe integritetin e institucioneve të reja, por edhe dinamikën e integrimit evropian për të ardhmen.