Meta takim me Presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë z. Mark Crawford dhe Ambasadorin e SHBA në Shqipëri z. Aleksander Arvizu.

410

Ilir Meta priti përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë (AMCham) dhe Ambasadorin e SHBA në Tiranë z. Aleksander Arvizu. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në Selinë e partisë Presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë z. Mark Crawford dhe Ambasadorin e SHBA në Shqipëri z. Aleksander Arvizu.
Biseda u përqendrua në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri me qëllim thithjen e investimeve të huaja e veçanërisht ato amerikane në vend si dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Fokus i veçantë iu kushtua përmirësimit të strukturës së komunikimit mes biznesit dhe qeverisë ku konsistenca, qartësia dhe parashikueshmëria u cilësuan si elemente kyç për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri

Në përfundim të takimit u zhvillua edhe një Konferencë për Shtyp:
Konferenca e përbashkët për Shtyp
Ilir Meta: Ishte kënaqësi për tu takuar me ambasadorin e SHBA-ve, shkëlqesinë e tij z. Aleksandër Arvizu dhe ekipin e tij së bashku me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ishte një kënaqësi sepse ndajmë qëllime të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, e cila duhet të bazohet në një situatë ekomomike më të mirë, në një klimë biznesi më të mirë dhe në mundës të reja për investitorët e huaj, në mënyrë të veccanta ata amerikanë për të zgjeruar prezencën e tyre në vendin, për të qenë shembull pozitiv për tërheqjen e investimeve të tjera nga Amerika, Evropa etj në Shqipëri. kjo do të ndihmojë në rritjen ekonomike të vendit, do të ndihmojë në rritjen e punësimit të qytetarëve tanë dhe do të përmirësojë edhe imazhin e Shqipërisë akoma më tej. Ndaj unë dua të shpreh edhe një herë tjetër falënderimin për të gjitha idetë e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet dhe me qeverinë e ardhshme, në mënyrë që kjo klimë biznesi të përmirësohet në mënyrë thelbësore, ligjet të zbatohet dhe hapësirat dhe mundësitë për investimet e huaja në Shqipëri të shtohen me shpejtësi.
Aleksandër Arvizu: Falënderoj zotin Meta për kohën që mori gjatë kësaj periudhe tranzicioni shumë të ngarkuar me pune. Kemi folur për punësimin dhe ekonominë, punësimin dhe ekonominë, punësimin dhe ekonominë. Si amerikan jemi realist për sa i përket arsyeve gjeografike, traditës dhe historisë që disa nga partnerë strategjikë të Shqipëria si Italia, Greqia, Austria, Turqia etj, kanë disa avantazhe për të qenë investitorë të mëdhenj këtu. Por amerikanët janë gjithmonë në kërkim të oportuniteteve dhe mundësive të reja. Ajo që unë kuptoj qartë sa herë që flas me investitorë amerikanë është se në Shqipëri ka mundësi të mëdha investimi. Cilësia e forcës së punës, edukata për etikën e punës është shumë e lartë. Ne kemi biseduar sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit. Na duhet më shumë qartësi, më shumë transparencë, më shumë parashikueshmëri. I urojmë gjithë të mirat qeverisë së re dhe ne jemi të bindur se z. Meta dhe partia e tij kanë një rol tepër të rëndësishëm për të luajtur në qeverisjen e re.
Ju deklaruar ditën e djeshme në një prononcim për mediat nga qyteti i Elbasanit se z. Rama dhe z. Meta duhet të punojnë më shumë kundër krimit të organizuar. A morët ju ndonjë garanci nga z. Meta se, ai së bashku me z. Rama do të punojnë për ta realizuar këtë?

Fokusi i bisedës sonë ka qenë tek punësimi dhe tek ekonomia e vendit. Dhe kur kemi folur për ligjin dhe implementimin e tij ka qenë më tepër në funksion të ekonomisë, të rritjes ekonomike dhe të funksionimit të biznesit në Shqipëri.
Dhoma Amerikane e Tregtisë, Marc . C Crawford: Dua të falënderoj z. Meta që na mirëpriti sot në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe që na dha mundësinë për të prezantuar disa nga prioritetet e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Punësimi është një tematike kryesore në Amerikë, në tematikë kryesore në botë dhe është një tematikë tek e cila duam të fokusohemi edhe këtu në Shqipëri. Sepse sektori privat nuk pret që të jetë qeveria ajo që i krijon këto vende pune, por sektori privat dhe veçanërisht Dhoma Amerikane e Tregtisë pret një strukturë sa më konkrete, sa më koncize dhe sa më konsistente dhe qartësi nga qeveria përsa i përket funksionimit të biznesit në këtë vend. Biznesi amerikan ka qenë aktiv dhe i angazhuar në Shqipëri, do ta vazhdojë të jetë gjithnjë i angazhuar dhe dua të falënderoj z. Meta për gjithë mbështetjen e tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim përsa i përket angazhimit tonë të mëtejshëm si Dhomë Amerikane e Tregtisë dhe biznesit amerikan këtu në Shqipëri.