Meta takon Liderin e Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar, z. David Lidington

Bota

meta ne Angli

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Liderin e Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar, Ministër i Kabinetit për Parlamentin, z. David Lidington. Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se Britania e Madhe është një partnershumë i rëndësishëm për Shqipërinë, veçanërisht në fushat e sundimit tëligjit, demokracisë, luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, drejtësisë dhe sigurisë.

Në këtë kuadër, marrëdhëniet ndërparlamentare duhen thelluar edhe më tej në shërbim të cilësisë së bashkëpunimit dypalësh. Lideri i Dhomës Britanike të Deputetëve, z. David Lidington pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar në Londër, vuri në dukje se pavarësisht referendumit të fundit, Britania e Madhe dëshiron t’i thellojë marrëdhëniet me Shqipërinë, veçanërisht në drejtim të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe anti-terrorizmit. Në këtë kuadër, z. Meta dhe z. Lidington diskutuan mbi reformën në sistemin e drejtësisë, ku Ministri Britanik për Parlamentin, Lidington vlerësoi miratimin me konsensus të plotë të paketës kushtetuese si një zhvillim pozitiv për rritjen e investimeve të huaja dhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.Kryetari Meta nënvizoi se reforma në drejtësi i shërben klimës së biznesitdhe në këtë drejtim rritja e investimeve britanike është e mirëpritur në Shqipëri veçanërisht në fushat e turizmit, energjisë, etj.

Në përfundim, z. Meta dhe z. Lidington biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke vlerësuar rolin pozitiv që Shqipëria luan në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit rajonal. Pas takimit, z. Meta dhe z. Lidington dhanë edhe një prononcim për mediat. Lideri i Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar tha se dy vendet kanë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi dhe se po punohet për gjetjen e mundësive të reja për të përforcuar më tej marrëdhëniet në fushën e tregtisë dhe investimeve. “Ndihem mirë që takohem sërish me Kryetarin e Kuvendit, z. Meta. Herën e fundit që jemi takuar ka ndodhur në zyrën e tij në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa ketë herë jam unë që e mirëpres në Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar. Ka një histori të gjatë miqësie dhebashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sot ne jemidy vende aleate në NATO.

Gjatë takimit ne kemi folur për çështje të sigurisë. Ne jemi të përkushtuar dhe mbështesim realizimin e të gjitha reformave që po ndërmarrin vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipëria. Ne po bashkëpunojmë në çështjet e gjyqësorit, të rendit publik, në luftën kundër krimit dhe terrorizmit dhe ne po punojmë për tëgjetur mundësi të reja për të përforcuar më tej marrëdhëniet në fushën e tregtisë dhe investimeve. Z. Meta më njohu me shumë mundësi që ofron Shqipëria për investitorët britanikë. Patëm një takim të frytshëm dhe unëshpresoj që këto marrëdhënie mjaft të mira mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të mund të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen”, – u shpreh z. David Lidington.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, z. Meta vlerësoi kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe shprehu bindjen në forcimin e partneritetit tonë në të gjitha drejtimet. Z. Meta tha se reforma në drejtësi do të rrisë besimin e investitorëve britanikë për të investuar më shumë në vendin tonë.“Edhe unë dua të shpreh kënaqësinë dhe jam i bindur që marrëdhëniet mjaft pozitive midis dy vendeve tona, midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Do të vazhdojnë të konsolidohen akoma më shumë në të ardhmen në të gjitha drejtimet. Mbretëria e Bashkuar ka bërë investime të jashtëzakonshme në rajonin tonë për të forcuar sigurinë e këtij rajoni dhe stabilitetin tij dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, jam i bindur.Sikurse përmendi edhe fushat z. Lidington, ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë në të gjitha drejtimet, të sigurisë, të luftës kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht do të punojmë edhe për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare, ekonomike, për të rritur investimet britanike në Shqipëri. Dhe shpresojmë që edhe reforma në drejtësi të rrisë besimin e investitorëve britanikë për të investuar më shumë në vendin tonë dhe natyrisht që edhe marrëdhëniet ndërparlamentare do të ndihmojnë për të ndërtuar edhe një bazë më të fuqishme për marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta