Meta: Të marrim statusin para zgjedhjeve

328

 

meta 1

 

“Ky është një vit elektoral dhe në këtë kuadër dua të shpreh vendosmërinë e LSi-së për të mos u mbërthyer nga ethet elektorale të parakohëshme sepse janë mundësitë që nëse politika do të gjejë forcë dhe kurajo në të mirë të vendit dhe aspiratës së qytetarëve për integrim, sërish janë mundësitë që 2 ligjet dhe rregullorja të miratohen e të bëhet një përpjekje për të fituar statusin e vendit kandidat”, tha Meta. Kreu I LSI-së i’u drejtua veçanërisht Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të bërë gjithcka në këtë pak muaj që kanë mbetur para zgjedhjeve të 23 qershorit, që vendi të ketë statusin kandidat. Ai garantoi se LSI do të kryejë pjesën e saj, por duhet që edhe forcat e tjera të marrin përgjegjësinë e tyre.  Statusi i vendit kandidat për në BE nuk u arrit për shkak të refuzimit të opozitës për të votuar tre ligjet e kërkuara nga Brukseli, por edhe për shkak të dështimit të qeverisë në implementimin e standarteve të kërkuara nga BE, në veçanti me ato që kanë të bëjnë me drejtësinë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.