Mijëra protestues në Hamburg kundër racizmit

79

Mijëra demonstrues morën pjesë në paradën kundër racizmit në qytetin gjerman të Hamburgut të shtunën, theksoi policia.

Në Hamburg demonstruesit kanë protestuar kundër racizmit duke kërkuar rrugë të sigurta emigrimi dhe një fund të ekstremizmit të krahut të djathtë. Protesta vjen pasi qyteti gjerman  Chemnitz përjetoi disa protesta kundër emigrantëve.

Protesta e “Bashkuara kundër Racizmit”, një bashkëpunim mes më shumë se 450 organizatave dhe bizneseve, bëri thirrje për mbrojtjen e azilkërkuesve, rrugëve të sigurta të emigracionit, fundin e deportimeve dhe më shumë për t’u bërë për të ndaluar ekstremizmin e krahut të djathtë. Policia tha se rreth 20,000 njerëz dolën në rrugë, ndërsa organizatorët e vendosën numrin në 35,000.