Miliona euro për romët shkojne në xhepat e shoqatave jo qeveritare, shteti hesht

575

romet 6

Edhe një turp tjetër në dëm të komunitetit rom me protagonistë disa organizata jo qeveritare (OJQ), të cilat i kanë grabitur këtij komuniteti jo pak, por 3 milionë euro me qëllim integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare. Edhe pse parat kanë përfunduar në xhepat e këtyre OJQ-së, askush nga shteti nuk u interesuar për të parë se ku shkuan kaq shuma në monitorimin e tyre. Jo pak por rreth 12 programe janë investuar për këtë komunitet të përbuzur dhe të veçuar nga shoqëria shqiptare. Ngjarrjet e fundit ndaj romëve, dëbimi i tyre me dhunë nga vend banimet e tyre, si dhe reagimi i Avokatit të Popullit igli Totozani, ndikuan negativisht në politikën shqiptare, duke indinjuar edhe vetë ambasadorët e vendeve të ndryshme të akredituara në vendin tonë.

Miliona euro të dhënë gjoja në emër të integrimit kanë fluturuar dhe sëbashku me ta dhe shpresa e romëve për përmisimin e jetesës së tyre, një shumë kjo që mund të strehonte të paktën 50-60 familje rome. Por siç dihet para integrimit nevojitet në radhë të parë strehimi dhe punësimi dhe pastaj teoritë dhe seminaret për integrim. Në asnjë vend të botës nuk është vepruar në këtë mënyrë, ashtu siç u veprua me romët në Shqipëri.

Milionat e dhëna nga BE për integrimin e tyre, si dhe gjendja e mjerueshme e këtij komuniteti, apo indiferentizmi i shtetit për mos ndjekjen në kohën e duhur lë të dyshosh se zbatimi i këtyre seminareve tyre përbën një vjedhje të hapur, një vjedhje që dikush duhet të japë llogari. Shteti duhet t’i kërkojë këtyre organizatave apo shoqatave jo qeveritare kthimin e parave për strehimin e familjeve të dëbuara nga vetë ky i fundit.

Por deklarata e ambasadorit të BE-së nga zoti Ettore Sequi se në Shqipëri janë dhënë 3 milionë euro vetëm për komunitetin rom dhe se situata e rëndë e tyre do të pasqyrohet në progres raportin e vjeshtës, i cili do të ndikojë edhe në çështjen e statusit, shkaktoi dyshime të shumta për destinacionin e këtyre fondeve. Ka nxehur akoma më shumë tensionin politik e shoqëror në Shqipëri, ku rolin kryesor si gjithmonë po e luajnë mediat tona, përball këtij skandali ekonomik.

 Gazetarë të medias së shkruar dhe asaj vizive, duke iu referuar gjendjes skandaloze ekonomike dhe sociale të komunitetiti rom i drejtuan një sërë pyetjesh përfaqesuesve të BE-së në Tiranë, duke i kërkuar se kujt i ishin dhënë këto fonde.

– Si janë zbatuar?

– Si janë monitoruar?

– Cili ka qenë produkti final i këtyre investimeve?

Lidhur me këto pyetje, në përgjigje të ketij interesimi, Zyra e Shtypit pranë delegacionit të Bashkimit Europian ka sqaruar se janë realizuar 12 projekte, që nga viti 2008, të financuara nga programi Cards (Asistenca  Komunitare per Rindertim Zhvillim dhe Stabilizim), Ipa (Instrumenti per Paraderimin ) dhe EIDHR (Instrumenti Evropian për Demokracine dhe të Drejtat e Njeriut).

Përfituesit e fondeve në totalin prej 3 milionë euro kryesisht kanë qenë OJQ-së shqiptare dhe ndërkombëtare dhe në një rast të vetëm PNUD:

1.)    Në vitin 2008 “Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare” ka marrë 142 mijë e 302 euro për një projekt në qytetin e Durrësit dhe fshatin Romanat.

2.) “Shoqata e Krishtere e të Rejave të Shqiperise”,  ka marrë 82 mije e 440 euro,   për çështjet gjinore dhe barazinë, si dhe arsimimin pofesional për komunitetin rom.

3.)    “Në vitin 2009, “Qëndra për Kërkim dhe Zhvillim” ka marrë 92 mijë euro me qëllim për nxitjen e politikave më të mira për integrimin në jetën sociale të romeve.

4.)    Në vitin 2010, Shoqata “Ndihmë për Fëmijët, për Mbështetejn e Fëmijeve Romë” në arsim dhe për luften kunder diskriminimit te tyre, ka marrë rreth 160 mije euro

5.)    Në vitin 2010, “Shoqatës Kombëtare për Edukim  për Jetën” i janë dhënë rreth 190 mijë euro i janë dhënë.

6.)    Në 2010, “Qëndra Sociale Murialdo”, në Fier ka përfituar 150 mijë euro.

7.)    “Shoqata e Tiranës për Ndihmë Ligjore” ka marrë 147 mijë euro për të ndihmuar në rritjen e aksesit në drejtësi për romët.

8.)     Në vitin 2011, “Save the Children” ka përfituar një fond prej 200 mije euro për mbrojtjen dhe integrimin e fëmijëve të rrugës.

9.)    Në korrik të 2012, 1.5 milionë euro i janë dhënë  “Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim” për një projekt për mbështetjen dhe përfshirjen sociale të komunitetit rom dhe egjiptian.

10.)     Mbi 148 mijë i ka perfituar “Qendra e Sherbimeve Ligjore dhe Praktikave të Integruara”, sërish për akses në drejtësi. “Shoqata Fëmijet e Botës dhe Shqipërisë” ka marrë 133 mije e 873 euro, për nxitjen e bashkëpunimit ndërkulturor dhe dialogut mes institucioneve, OJQ-ve dhe qytetarëve.

Në këtë mënyrë janë shpërndarë 3 milionë euro në harkun kohor prej 5 vitesh ku si rezultat, delegacioni i BE-së, bazuar në pasqyrat e raportimeve të OJQ-ve, që kanë zbatuar projektet radhisin disa arritje, shumica e të cilave nuk mund të kenë asnjë njësi matëse se çfarë kanë prodhuar realisht në dobi të këtij komuniteti.

Si për shëmbull rritje të ndërgjegjësimit për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë  me trafikimin, arsimimin, integrimine tyre social, shërbime ligjore ofruar romeve etj. Për këtë proces janë finacuar projekte që kanë patur si qëllim trajnim e drejtorëve të shkollave, mësuesve, punonjësve të administratës publike, për t’i mësuar se si këta të sillen me romët, thuaj se nuk e dine dhe nuk janë njerëz

Me gjithë këto fonde e shumë më tepër se kaq të dhëna më herët, ky komuniet vazhdon të jetë po aq i paintegruar, po aq i përfshirë në skemat e arsimimit dhe jetën sociale, ashtu siç ishin më parë. Fëmijët janë ende në kryqëzimet e rrugëve dhe familjet e tyre janë ende me tenda në krahe, duke u dëbuar nga pronarët e tokës dhe sipërmarrësit ndertues. Në fund të fundit, ashtu siç do familjeje, edhe romëve u duhet një strehe për të futur kokn, e më pas të mendohet për arsimim, integrim social dhe barazi gjinore. Po vallë pse veprohet me dhunë ndaj tyre, ku është shteti ligjor? Mos vallë ky komunitet nuk i përket këtij vendi?