Ministrat e Ramës për Koçon Kokëdhimën : Në publik tradhëtar dhe armik, pas shpine mik !

304

Kështu ndodhi ditën e premte me ministrat e Ramës në takimin që u mbajt me socialistët e qarkut të Gjirokastrës dhe të Sarandës në Athinë. Në mënyrë publike ish deputeti Koço kokëdhima është trajtuar nga tre ministrat e qeverisë Ramës si një tradhëtar dhe armik. Kjo ka ndezur nje debat të ashpër midis tyre dhe grupit nismëtar të Lëvizjes “ZGJIDHJA”, të cilët janë konfromentuar me këta të fundit, por jashtë kësaj nuk ka mbetur edhe kryetari i Bashkise se Tepelenes i cli ka përdorur një fjalor aspak etik, por të një rrugaçi.

Shumë herë u kërkuar fjala nga grupi nismëtar i Lëvizjes “ZGJIDHJA”, si nga kryetarja e saj Valentina Jovani ashtu edhe nga pjesëtarët të këtij grupi. Por mesazhet komunikuese te ministrave me kreun e PS z. Edi Rama bën atë që nuk duhej bërë. Në momentin që ju dha fjala nje anëtarit të grupit të Lëvizjes ZGJIDHJA, takimi mbyllet papritur nga ministri Damian Gjiknuri, i cili më parë kishte trajtuar kreun e Lëvizjes “ZGJIDHJA” si një tradhëtar dhe armik të Partisë socialiste brenda saj.

Në këtë takim morrën pjesë ministrat ministrat, Gjiknuri, Kumbaro, zv/ministër Çipa, si dhe ish ministër Blendi Çuçi, këshilltar të kryeministrit si dhe kryetarë bashkisë etj.

Menjëherë pas mbledhjes ministrit Damian Gjiknurit u përgjigj se arsyeja përse nuk ju dha fjala grupit nismëtar të Lëvizjes “ZGJIDHJA” ishte se nuk mund të rinim gjithë natën në një kohë kur në ketë bashkëbisedim kishin berë pyetje dhe kishin diskutuar vetem tre emigrantë. Por pas shpine Gjiknuri u shpreh se ai ishte një mik i Koços dhe sa e donte ai ate, nuk mund ta donte i gjithë grupi, dhe se rruga që ka zgjedhur Kokëdhima ishte e gabuar si tradhëtar. Po të njëtin qendrim pas shpine dhe pa praninë e kamerave ka mbajtur edhe ish ministri Çuçi i cili e konsideroi Kokëdhimën si një mik të familjes, në një kohë që publikish kishte ironizuar këtë lëvizje dhe e kishte cilësuar si një tradhëti.

Mos dhënia e fjalës së Lëvizjes “ZGJIDHJA” brenda partisë socialiste tregon edhe njëherë frikën që ka mbërthyer këtë strukturë, menjëherë pas krijimit të kësaj Lëvizje, e cila po rritet nga dita në ditë. Ky rast përbën një veprim të dënueshëm dhe aspak etik, duke marrë parasysh se struktura nuk është pronë e kryetarit por e gjithë socialistëve.

Ishin mesazhet e ketyre ministrave që komunikonin me kreun e PS, që më në fund vendosën se kush duhej të fliste dhe kush jo. Ishin këta ministra që kishin lënë punën dhe braktisur ministritë dhe kishin ardhur ne Athinë për fushatë elektoriale.

Ja fjala e plotë e cila nuk u lejua të thuhej në këtë bashkëbisedim me socialistët.

Vëllezer socialist !  Shokë të të njetit ideal, si inisiatore te Levizjes ZGJIDHJA pershendesim kete bashkebisedim me emigrantet.

Si perkrahes te njejtit ideal socialist por shprehes dhe perkrahes te nje alternative ndryshe qe eshte “ZGJIDHJA”, pozicionohem per te parashtruar shkurtimisht alternativat e Levizjes Zgjidhja.

Lëvizja “ZGJIDHJA” lindi si një domosdoshmëri dhe si një kusht përcaktues për reformimin e domosdoshem të Partisë Socialiste,levizje e cila lindi në kohën dhe në momentin e duhur për socialistët e vertetë, për te gjithe ata që venë Shqipërinë mbi partitë.

Levizja jone nuk eshte kundra askujt, ajo nuk e percan, nuk e zvogelon edhe nuk demton partine dhe popullin. Kjo levizje eshte gjitheperfshirese e zgjeron partine, entusiazmon dhe e nxit popullin qe te marre pjese ne qeverisjen e vendit dhe politikberje. Partia nuk eshte prone e asnje e personit te vecante. Ketu nuk diskutohet fati i kryetareve te partive, por duhet te diskutohet fati i cdo emigranti dhe cdo qyetari shqiptar.

Levizja “ZGJIDHJA”  si nje levizje me perfomance qytetare bashkohore, kursesi nuk mund te pranoje perpjekjet e deshtuara qe krijojne percarje ne jeten e brendshme te partise socialiste, kurresesi nuk mund te pajtohet me pushimet  e pamotivuara nga puna dhe metodat e persekutimeve te pashembulta, te mbeshtetesve te Levizjes “Zgjidhja”ne qarkun e Vlores dhe ne mbare Shqiperine. Levizjes Zgjidhja nuk mund te pajtohet me precedentet e goditjes mbas shpine te ideatorit dhe te frymezuesit dhe te Zgjidhjes,si nje prej socialisteve te vertete dhe te perkushutar.

Alternativa “ZGJIDHJA” nuk është lëvizje hakmarrëse, as e të indinjuarve dhe të pakënaqurve ajo është e socialistëve të vertetë, të cilët deshirojne dhe aspirojne kryerjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme,qytetaret të mos përjashtohen nga e drejta e tyre legjitime,por të mundesohet pjesëmarrja e tyre në qeverisjen e vendit, duke respektuar të drejtën kerkimit te kryerjes se referendumeve etj.

Alternativa “ZGJIDHJA” perkrah alternativen qe deputetet te perzgjidhen nga qytetaret dhe jo nga kryetari, në këto zgjedhje të shkohet me lista të hapura dhe jo me diktate dhe perzgjedhje tolitare,qe u shkojne per shtat mbijeteses se Kryetareve,e mbi te gjitha per ti dhene funksione reale pjesemarrjejes qytetare,si shprehes dhe zedhenes ne nje shoqeri demokratike. 

 “ZGJIDHJA” ofron para jush alternativen e bashkimit dhe unitetit aq te domosdoshem mes ne emigranteve.

Alternativa ZGJIDHJA në parim është krejt e kundërta me atë që po ndodh sot në Partinë Socialiste,ku kanë gjetur strehë njerëz pa ideale e gënjeshtarë,kusarë,të korruptuar e të pleksur me krimin dhe drogën,oligarke batakcinj, me rrjedhoje te krijohet nje  një hendek shumë të madh  ndermjet bazes se partise dhe  LIDERSHIPIT.

Për këtë lëvizja ZGJIDHJA nuk do të braktisë socialistët e bazës që kanë nevojë të fitojnë të drejtat e tyre të shkelura dhe të nëpërkëmbura, ashtu siç padrejtesisht po vepron sot PS.Nga kjo tribune ju bej thirrje te gjithe te pranishmeve e jo te pranishmeve emigrante,qe te perkrahim e mbeshtesim fuqimisht platformen thellesisht demokratike te Zgjidhjes si aspirate dhe ideal vizionar per te sotmen dhe te ardhmen.