MINISTRIA E INTEGRIMIT, ZNJ. GJOSHA PRITI AMBASADORIN E GREQISË NË TIRANË, Z. LEONIDAS C. ROKANAS

451

amasadori grek 44

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha priti  të martën në një takim Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Z. Leonidas C. Rokans. Ambasadori i Greqisë në Tiranë gjatë bisedës së tij me Znj. Gjosha theksoi angazhimin e vendit të tij për të përkrahur dhe nxitur zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ai theksoi rendësin e projektit TAP si një aspekt të rëndësishme të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e energjetikës. Ambasadori grek premtoi gjithashtu nxitjen e iniciativave Adriatiko-Jonian gjatë presidencës greke në BE vitin e ardhshëm. Ministria Gjosha e falënderoi Ambasadorin grek për përkrahjen dhe mbështetjen e Shqipërisë nga Greqia në proceset e integrimit evropian. Eshte shume mire kur meson se Shqiperia ka miq,fqinje dhe vende dashamirese qe na kane ndihmuar dhe do vijojne te na ndihmojne ne rrugen tone drejt Bashkimit Europian- tha më tej gjatë takimit ministrja e Integrimit europian.