Ministria Mbrojtjes publikon biografinë e dy pilotëve

755

PILOTET NE FOCUS-2Ministria e Mbrojtjes në faqen zyrtare të saj ka publikuar pak caste më parë biografinë e dy pilotëve të toger Donald Hoxha dhe të kapitenit Florian Delia që ranë dje në krye të detyrës.

Toger Donald Hoxha

Toger Donald Hoxha u lind me 17.06.1988 në Berat. Kreu Akademinë e Aviacionit të Pozzuolit në Napoli, Itali ku e përfundoi me sukses në vitin 2011 dhe u certifikua si pilot. Pas shkollimit, u emërua si pilot në Forcën Ajrore dhe më pas në Bazën Ajrore të Farkës ku dhe shërbeu nga viti 2012 me profesionalizëm e devotshmëri. Detyra e fundit e toger Hoxhës ishte “pilot (SAR)” në Grupin e Helikopterëve në Bazën Ajrore të Farkës. Kreu kurse të ndryshme kualifikimi, brenda dhe jashtë vendit, për pilotimin e helikopterëve të tipit EC145 (SAR).

Kapiten Floran Delia

Kapiten Floran Delia lindi në 01.10.1973 në Dibër. Kreu studimet e në akademinë ushtarake “Skënderbej” nga ku u diplomua në vitin 1996 në specialitetin “Oficer Aviacioni”. Nga viti 2004 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme në Repartin e Farkës, si pilot ekuipazhi i parë në BO105 dhe komandant ekuipazhi SAR. Kapiten Delia ka kryer kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit. Kapiten Delia ishte i martuar me 3 fëmijë.