Ministrja gjermane e mbrojtjes: Trump të mos NATO-n si biznes

Bota

ministra kundra trump

Focus News / Ministrja gjermane e mbrojtjes Von der Leyen , ka këshilluar presidentin e porsazgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që të mos afrohet shumë më presidentin rus, Vladimir Putin dhe ta trajtojë NATO-n si një ‘biznes’.

“Ajo që, me shpresë, këshilltarët e tij do t’ia thonë dhe ajo që duhet ai ta mësojë është se NATO-ja nuk është vetëm një biznes. Nuk është kompani”, i tha televizionit gjerman ZDF Ursula von der Leyen. Ajo tha se:  “Aleanca ushtarake është e udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe përvojat e përbashkëta historike. Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kërcënuar se do t’i braktisë aleatët e SHBA-së në Evropë, nëse nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje”.  Von der Leyen e ka paralajmëruar Trumpin që mos afrohet me Putinin, duke theksuar se NATO ka qëndruar me SHBA-të pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011

“Donald Trump duhet ta thotë qartë në cilën anë është. Nëse është në anën e ligjit, paqes dhe demokracisë apo nuk e çan kokën për këtë dhe në vend të kësaj po kërkon për një mik të mirë”, tha ajo.