Minoritarët mbeten pa pensione në Greqi, Athina ndryshon rregullat !

276

Në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 17 mijë persona që marrin pension nga Greqia, ku 1.700 janë vetëm në rajonin e Korçës. Sipas kreut të Omonias në Korçë, Ligoraq Karamelo, këta persona rrezikojnë ta humbasin këtë pension për shkak të ndryshimeve që po diskutohen në Parlamentin grek. Tashmë janë propozuar dy kushte për marrjen e pensionit grek.

Së pari këta përfitues duhet të paraqesin një vertëtim që në 20 vitet e fundit të kenë jetuar në shtetin helen, duke e shoqëruar me vërtetimin përkatës për qiranë e banesës, por kushti tjetër, akoma më rëndues është një vërtetim ku të thuhet se përsoni në fjalë nuk merr pension në asnjë shtet tjetër. Nëse parlamenti grek vendos të miratojë këto propozime, të cilat janë duke u diksutuar tashmë, të gjithë këta individë, qofshin edhe ndër ata që quhen “homogjenë”, do të jenë me mijëra që do të humbasin. Ndërkohë sipas kreut të Omonias z. Karamelos, lidhur me këtë çështje pritet të mbahet edhe një proteste në Greqi nga disa shoqata minoritare, në mënyrë që ndryshimet e ligjit të mos miratohen.