Moisiu apel qytetarëve: Votoni! “Gomarin nga balta e nxjerr vetëm i zoti”

Politika

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve që të votojnë në datën 25 qershor.

Në një tryezë të forumit civil për zgjedhësit shqiptarë, Moisiu tha se pjesëmarrja në votim është shumë e rëndësishme, pasi nëse nuk marrim pjesë kjo bën që ti lihet dorë e lirë atyre që nuk kanë menduar për popullin, por për veten e tyre.

Duke përdorur një shprehje të popullit, Moisiu tha: “Gomarin nga balta e nxjerr vetëm i zoti”

Moisiu: Shqipërtare të dashur ju drejtohemi ju me ndjenjën për të bërë një Shqipëri të mirë, sa më të denjë për brezat, sa më të bukur dhe të dlirë. Mos e bëni gabimin që të mos shkoni në votime. Kështu do ta përkeqësoni më shumë gjendjen. Kështu do t ti lëmë dorë të lirë më shumë atyre që kanë mendur për vete sesa për popullin. Kështu do ta ngarkojmë veten me një barrë më të rëndë. Këtë shqipëri do ta rregullojmë ne shqiptaret, miqtë do na ndihmojnë, por siç thotë edhe një shprehje “gomarin nga balta e nxjerr i zoti” dhe të zotit jeni ju vëllezër dhe motra.