Mos i shani, mos i fyeni. Ata guxuan të dalin nga rrethi i ferrit të politikës antishqiptare

364

Sulejman BAZIDo të trajtoj pak gjëra dhe një problem të veçantë, pasi me përfundimin e zgjedhjeve, do të duhet akoma kohë që situate të futet në rrugën e normalizimit.

Analiza që po zhvillohet këto ditë mbi përfundimin e zgjedhjeve në IRMJ, nga përfundimi numerik në disfavor të shqiptarëve, ka të vërteten e hidhur brenda saj, por në vleresimin e përgjitheshëm të vet thelbit te shfaqjes se ketij fenomeni, sot me keto zgjedhje, qëndrimet në ekstrem, duke vlerësuar emocionalisht ndjesinë kombëtare, po i kapercen caqet e nje gjykimit gjakftohte.

Kurre nuk duhet te presim degen ku jemi ulur vete, veçanërisht për problemin që na dhëmb më shumë.

Mjaftë njerëz të analizës politike nuk kanë lënë gjë pa nxjerrë nga goja për këtë fenomen, që favorizoi opozitën në krahun e elektoratit maqedon. Eshte nje semundje e vjeter, qe akoma gjallon brenda nesh, duke share vetveten, brenda gjenezes tone, duke e kerkuar fajtorin me çdo çmim, pa marre parasysh pasojat e nje tragjedikomedie që vazhdon të luhet brenda nesh, pikërisht për shkak të ketyre qëndrimeve.

Kurre nuk do t’i anatemoja këtë mase kaq të madhe shqiptarësh, që këtë herë ja kursyen voten “liderëve” të tyre, përkundrazi, etiketimi si një veprim i “ç’kombetarizimit të tyre” është shumë fyes.Jo, ata nuk jane ç’kombetarizuar, por ata guxuan të braktisin falangat politike, militantizmin e sëmurë, duke i dhënë një shuplakë të fortë djajve të politikës. Ata me kurajo qytetare kanë treguar se e duan shume veten e tyre, familjen, kombin dhe atdheuan, duke kerkuar rrugen e shpetimit prej nje klase politike të kriminalizuar, që duhet të ishte flakur me kohë ne honet e Drinit, Radikes e te Vardarit.

Po lëshohet lum sharjesh deri “në tradhëti” malësorët e Brezës dhe Karadakut, të Dibrës, njerëzit që me bukë e kryp në strajcë filluan luftën 2001-it. Të vjen ndot kur këta njerëz analistë të kafeneve dhe të studiove “alla Fevziu” janë vënë në shërbim të propogandës antishqiptare dhe të strukturave të kriminalizuara partiake.

Po ju kujtojmë këtyre një gjë farë të vogël.

Këtë herë këta shqiptarë qe nuk ishin as 1000, as 5000, as 10 000, por plot rreth 80 mijë, janë bërë piknisje e një ndryshimi pozitiv, që do të vij gradualisht në politikën shqiptare në IRMJ.

Kush nxjerr nga goja sharje e fyerje, tregon se nuk është në gjendje të gjykoj me gjakftohtësi, por i janë errur sytë dhe ka rënë pre e një propogande separatiste, për të ushqyer urrejtjen dhe për të thelluar akoma më shumë përçarjen brenda nesh.

Këtë do ta kuptojnë më mire nga rruga që pritet të marrë zgjidhja e krizës politike në drejtimin e shtetit, ku faktori shqiptar, tashmë jo më nga numri i deputeteve, por nga balanca që krijoi në krahun maqedon në raportet pozitë opozitë, në çdo rast do të jetë brenda parlamentit dhe qeverisë një Opozitë Bllokuese, që nuk do t’i hap më rrugën qëndrimeve diskriminuese dhe antidemokratike të pushtetit autoritarist e ultranacionalist të tipit “Gruevski”.

Të mos ngutemi, të bëjme durim, t’i japim të drejten vetes per te respektuar kete qendrim te ekuilibruar, si nje reagim kunder bashkeqeverisjes se keqe, veçanerisht kunder politikaneve te korruptuar shqiptar, te cilet me kete rast, po tu kete mbetuar sado pak cipe, disa prej tyre duhet te largohen menjëhërerë nga jeta politike.

Mos harroni, ne shkencat Politike nuk kanë vend emocionet, as nacionalizmat, as perbetimet, por ka llogari dhe kalkulime, pjese e te cileve jane te gjithe faktoret politik veprues, veçanerisht vlerësimi i qëndrimit të faktorit ndërkombetar.

Pse te mos themi që këtë herë shqiptaret e kuptuan mire detyren e tyre, po ne interes të tyre dhe për te miren e tyre?

Le të presim dhe të shpresojmë, pasi me faktet kokëforte që i shërbejne zbardhjes së të vertetes, nuk ka kompromis, por vleresim dhe respektim të tyre.