Na kanë hequr të drejtën e votës, e drejta themelore e njeriut.

Emigracioni

 

Abazi flet per emigracionin

Abas GOXHAJ / Dhe në qoftëse ne do heshtim, do të flasin rrugët, dyert e ambasadës Shqiptare në Athinë, pllakat e tortuarëve, vapa, shiu, breshëri dhe pemët, si “spektatore të teatrit “ tragjik, ku është luajtur e luhet drama e kurbetllinjëve shqiptarë, këto 26 vjet.

RRUGË BËJMË E S’DIMË KU VEMI,

HALLET MAL E KUJT T’JA THEMI.

Një familje e lë shtëpinë, nga komshiu i keq, një fshat e lë vëndin, nga gjarpëri dhe nga pushtuesi (si dhe qyteti). Ndërsa një popull largohet nga vëndi i tij, në mënyrë masive, nga qeverisja e keqe…dhe lufta..!

Dhe ne ikëm dhe ikim nga vëndi ynë i dashur masivisht, duke marrë mallëkimin e politikës:- “Nga sytë këmbët”!

Po s’të qeshi buza në vëndin tënd, mos prit të të qeshë në vëndin e huaj, thotë me mënçuri populli. Po buza nuk na qeshi dhe as na qesh nga “dhuratat” e kurbetit, por buza na është bërë plagë, nga qeveritë shqiptare në këto 25 vjet, mbasi, politika mbasi na mallëkoi, na gjeti edhe “mbrapa diellit”:

  • Duke na rjepur përmes konsullatave shqiptare në Greqi e gjetkë, si taksidare , ku për ç’do vulë që hedh në dokumenta që na kërkon qeveria Greke, ajo na merr 30-20 Euro. (kur Qeveria Greke nuk merr asnjë qindarkë për vulat e shumta që hedh për dokumentat tona.)
  • Nuk dinë se sa shqiptarë jemi emigrantë dhe ku jemi.
  • Nuk zbaton detyrimin kushtetues për arsimimin e fëmijëve të emigrantëve (që janë aq sa janë edhe në Shqiperi), por me djallëzi ka nxitur hapjen e disa kurseve kunder analfabetizmit, përmes falangave të tyre, që i trumbetojnë si “shkolla Shqipe”, të cilat nuk kanë as lishenca e vendime qeverie, as program, as tekste, as dokumentet shkollore edhe pa fonde etj. Ata shfrytëzojnë gadishmërinë e patriotizmin e mësuesve të palodhur, të cilët janë për t’i admiruar, që punojnë vullnetarisht, pa shperblim (komunizëm demek) në këto kurse, të cilët u kanë mësuar shkrim e lexim rreth 5% – 10% e rreth 400 mijë fëmijëve në Greqi.
  • Legalizimet e dokumentave tona në prefektura, ministrin e jashtme dhe konsullatat greke në Shqipëri, me një kosto rreth 100 mijë lekë për ç’do dokument. Nuk do ketë shtet në botë, që dokumentet e ligjëruara nga organet shtetërore shqiptare, të verifikohen, nga konsullatat e shteteve të huaja në Shqipëri, gjoja, se ato sa hedhin vulën e marrin 30 Euro, plus 2 mij lekë shqiptare për një dokument. Çertifikatat dalin nga zyrat të diçitilizuara me katër gjuhë, por ato nuk na vlejnë, se duhet që t’i përkthejmë në gjuhën greke, mbasi nuk na vlejnë katër gjuhët e huaja.
  • Ç’do dokument që marrim në Shqipëri, vlen vetëm për 6 muaj, pastaj nuk ka vlerë. PSE?! Kjo bëhet që të pasurohet me miljarda Euro konsullatat greke në Shqipëri.
  • Vlera e një pasaporte të re në ambasadë është dy fish i vlerës që nxirret në Shqipëri
  • Na kanë hequr të drejtën e votes, e drejta themelore e njeriut.
  • E plot e plot të tjera…

Po ju ç’bëni – do të thoni me të drejtë ç’do kush?! Si duroni, jeni të gjallë a nuk jeni?!

Duket sikur jemi, të nderuar, por jemi gjysëm të vdekur, se jemi parcelizuar e përçarë në dhjetra shoqata e federata, (ku sejcila ka 20-50 antarë mesatarisht). Ku njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Disa drejtues të tyre, kanë luajtur e luajnë rolin e “zjarr-fiksit”, duke minuar bashkimin e mbarë emigrantëve, (ndofta për interesa të ngushta personale, apo s’kanë të bëjnë fare me këto halle, mbasi janë nënshtetas grekë), duke u zënë gojën me premtime:- Do t’i ngremë ne këto shqetësime, jeve prisni, durimi se do zgjidhet gjithçka…!

Shkojnë në takime me qeveritarët, bëjnë sikur i ngrejnë shqetësimet, marrin premtimet e radhës, dalin fotografi, bëjnë edhe shkrime në f.b. e gazeta dhe i bien gjoksit, se i “përfaqësuan denjësisht” emigrantët..!

Kështu ndodhi dhe me takimin që u organizua në Abasadën Shqiptare (Athinë) me kryetarin e parlamentit shqiptar, ku ju ngritën disa shqetësime e halle, por si pergjigje morën:- Bëjeni me shkrim.!. dhe këta të entusiazmuar, me dashuri, qetësi dhe durim, i puplikuan në facebook, shoqëruar me foto duke u mburrur, se ngritën problemet e shumta…! Po, a e dini zotërinj, se nuk zgjidhen padrejtësitë e hallet me premtime e fotografi me ata që na gënjejnë përherë?!

Po mirë, more bashkëvuajtës, si besoni kështu, ata që na kanë gënjyer gjithë kohën,si mburreni ju kështu, kur ne i kemi ngritur vazhdimisht këto probleme në takim me depudetë, kryetarë qeverish, qeveritarë, për 26 vjet rresht dhe nuk është bërë asnjë lehtësim, veç se janë shtuar nga viti në vit? Nuk e shikoni që gjithë politika Shqiptare tallet me ne, duke na gënjyer vazhdimisht pa turp fare, apo edhe juve mbase, kështu ju intereson..?

“..Atje ku gënjehet, atje ku shtohen rrenat, atje tirania, ose paralajmërohet ose vazhdon..” thekson A. Kamy.

Bashkëvuajtës emigrantë! Lexojeni mirë këtë thënie dhe nxirrni mësime, përpiquni për vete, se askush nuk interesohet për hallet tona. Akoma do t’u besojmë gënjeshtarëve e mashtruesve më të mëdhenj?”. Njeriu, është e vetmja kafshë që skuqet nga turpi, ose që duhet të skuqet.” citon M. Twen, por këta as skuqen as zverdhen.

Jemi bërë qengja, në kohën e uqërve, të dashur? Nuk ka ç’na duhen Partitë, kur asnjera nuk na ka dalë për zot, nuk na ka zgjidhur as edhe një hall, që na kanë premtuar në fushata, nuk kanë zënë në gojë asnjë herë emrin “EMIGRANT SHQIPTAR” në parlament, nga as një depudet i vetëm, pale për hallet që nuk duan t’ja dinë fare.?

Nuk ka se pse të dëgjojmë e të shkojmë mbrapa egoistëve që bëjnë zhurmë, si pula që bën vezë…!

Ka ardhur koha, O SOT, O KURRË, T’I DALIM ZOT VETES..!

  • Të detyrojmë gjithë shoqatat e federatat, apo konfederatat etj,gjithë bashkësitë e komunitetit shqiptare në Greqi, që të sheshohen mosmarrëveshjet midis krerëve të tyre, të bashkohen, në një KONFEDERATË MBARË SHQIPTARE NË GREQI, ku të flitet me një zë për hallet e emigrantëve.
  • Të hartohet jnë program i perbashkët me detyra konkrete.
  • Të përpilohet një peticion, ku të evindetohen kërkesat e problemet e komunitetit Shqiptar, të çohet nga dy –tre vetë tek : -Presidenti, kryeministri, kryetari i parlamentit shqiptar, avukatit të popullit,me afat pergjigje deri në 15 mars 2017.
  • Në rast se nuk kthejnë përgjithe dhe të marrin masa konkrete, jo premtime si deri tani, të vendoset nga Konfederata që të BOJKOTOHEN ZGJEDHJET PARLAMENTARE, nga gjithë emigrantët në Greqi.
  • T’ju bëhet thirrje gjithë emigrantëve shqiptarë në botë, që të bashkohet bojkotit tonë.

Unë jam një emigrant si ju, prej afro 20 vjetësh, që kam ngritur këto probleme me forcë nga hera, para qeveritarëve e politikanëve shqiptarë, dhe kam humbur besimin tek ata, se mund të bëjnë diçka për ne, prandaj mendoj kështu si u shpreha më lart. Kush ka mendime të tjera konkrete, të shprehet, mbasi hallet e përbashkëta, zgjidhen me mëndje dhe organizim të përbashkët.

Kush beson akoma se padrejtësitë që na bëhen nga Shteti Shqiptar, do të zgjidhen me premtime elektorale, ose është miop, ose është sherbetor i partive politike.

Kush nuk revoltohet ndaj padrejtësive që i bëhen, ka psikologjinë e skllavit.!

Shqiptarët kanë për traditë, që në momente të vështira ,ndaj “armikut” të përbashkët shpallin BESËN. Edhe ne të shpallim BESËN PËR TË DREJTAT TONA.