NASA, lajm të keq për parashikuesit e apokalipsit

623

Zyra Hapësinore amerikane, NASA, ka përgatitur një raport të veçantë në një faqe interneti në lidhje me parashikimet e kalendarit Maja, ku thuhet se bota do të shkatërrohet më 21 dhjetor të vitit 2012.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të lidhura me çështje si planeti Niburu, radhitja e planeteve, kalendari maja, vendin nga kanë lindur parashikimet e fundit të botës, NASA pohoi se Toka nuk do të zhduket në vitin 2012.

Parashikimet në lidhje me shkatërrimin e Tokës në Dhjetor të vitit 2012 lidhen me pretendimin se një planet i quajtur Niburu do të përplaset me Tokën pikërisht në këtë muaj.

Duke pohuar se më parë është hedhur teoria e përplasjes në muajin Maj të vitit 2003, NASA nënvizoi faktin se në këtë datë nuk do të ndodhë asgjë.

“Ne do ta kishim marrë vesh të paktën 10 vite më parë nëse planeti do të ekzistonte apo nëse gjendej në të njëjtën orbitë me Tokën. Krahas kësaj nëse do të përplasej me Tokën me 21 dhjetor tani do mund ta shihnim me sy të lirë Nibirunë”, deklaroi NASA duke pohuar se nuk zotërojnë asnjë të dhënë në lidhje me plantin Nibiru.

“Kalendari Maja nuk mbaron më 21 Dhjetor, ashtu siç ndodh në shtëpitë tona ku kalendari rifillon me 1 Janar edhe në rastin e kalendarit Maja ai rifillon një cikël të ri pas 21 dhjetorit”.

Zyra Hapësinore pohoi se nuk gjendet asnjë argument shkencor në lidhjet me skenarët e ndryshme të kataklizmës si rënia e Tokës në vrimën e zezë të gjendur në galaktikën e rrugës së Qumështit, shkuarja e planetit 30 mijë vite dritë larg, kthimin mbrapsht të fushës magnetike, përplasjen e Tokës nga një gur gjigant, ndryshimin e poleve, radhitjen e planeteve në një vijë të caktuar dhe qëndrimin në errësirë të Tokës mes datave 23-25 dhjetor.

Don Yeomans, ekspert i analizimit të trupave qiellorë që i afrohen Tokës, pohoi se nuk gjendet asnjë trup qiellor i cili mund të përplaset me Tokën më 21 dhjetor dhe se asteroidi më i afërt do t’i kalojë afër Tokës më 13 Shkurt 2013.

Ndërsa Mitzi Adams, nga Fluturimet Hapësinore Marshall të NASA-s, theksoi se rreziku më i madh që i kanoset Tokës në fund të vitit 2012 nuk janë trupat qiellorë por vetë njeriu.