Ndërron jetë deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli

Kryesore Politika

Ka ndërruar jetë në spital deputeti i qarkut të Lezhës Gjovalin Kadeli.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ndodhej prej mjekim të specializuar në Itali pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike, pasi selia blu e përfshiu në listat e saj të kandidatëve për deputetë.

Pas marrjes së detyrës së deputetit Kadeli u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkëngjit Grupit Parlamentar të LSI-së.