Ndocaj-Bushatit: Komuniteti shqiptar në Australi kërkon shërbim konsullor

Emigracioni Kryesore

Përfaqësuesit e Komunitetit Shqiptar në Australi i kanë kërkuar z. Ndocaj që të bëj të mundur negociatën me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, për të hapur shërbimin  Konsullor atje.

Përmes një letre i kanë shpjeguar z. Ndocaj se: i kanë dërguar një letër Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm për shërbimin Konsullor të munguar, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Duhet të theksojmë se Komuniteti Shqiptar është i konsiderueshem në Australi dhe për këtë ende nuk kanë asnjë shërbim konsullor.

Për çdo nevojë të shërbimeve konsullore duhet të bëjnë mijëra kilommetra dhe orë të tëra me avion për të ardhur në Shqipëri.

Ata sot nuk kanë të mundur as rinovimin e pasaportave, nullaostave apo të shërbimeve të tjera si shtetas shqiptar.

Bushati duhet të mendojë edhe për këta shtetas, të cilët me të drejtë kushtetuese meritojne shërbime të tilla në vendin ku punojnë dhe jetojnë.