Ndocaj: Çmimi i energjisë elektrike, vjedhje e turpshme e shekullit

Ekonomi Kryesore

foto-44-2

Deputeti Ndocaj shprehet se çmimi i energjisë elektrike është vjedhje e turpshme që po i bëhet shqiptarëve.

Sipas tij, në krahasim me pagën që marrin shqiptarët, çmimi i enetgjisë është ndër më të shtrenjtët në Europë.

Shkruan deputeti Ndocaj

Nuk e di nëse e keni menduar ndonjëherë përse e paguajmë kaq shtrenjtë energjinë elektrike. Vjedhje më e madhe që po ju bëhet shqiptarëve e që mund të konsiderohet si vjedhja e shekulli pas vjedhjes së thesarit dhe të Bankës është padyshim çmimi i energjisë elektrike që paguajnë familjet shqiptare.

Nuk jam ekonomistë, por kam dëshirë me ju të bëj dy llogari të thjeshta duke krahasuar Shqipërinë me Italinë.

Shqipëria: Paga minimale – 22000 L

Çmimi i energjisë elektrike – 13L 100k x 13= 1300L.

Papunësia në Shqipëri – 15.6% (realisht mbi 20%), sepse emigrantët nuk konsiderohen të punësuar e po ashtu në Shqipëri nuk janë hapur vende të reja pune, por vetëm janë formalizuar punësimet e zeza, duke kaluar në Regjistrin e Punës.

Italia: Paga minimale/mujore – 850 euro

Çmimi i energjisë elektrike – 0,15 Euro 100 k x 0,15 = 15 Euro

Papunësia – 11,6%

Atëherë çfarë kuptojmë po të krahasojmë këto të dhëna?

Shqipëri nëse me rrogën minimal paguhet energjia elektrike për një konsumi jo më të madh se 100 kë në muaj, në xhep mbeten nga rroga thuajse vetëm 20.000 Lekë.

Itali nëse me rrogën minimale paguhet energjia elektrike për një konsum jo më të madh se 100k në muaj, në xhep mbeten nga roga 835 euro. Duhet të kemi parasysh se një familje shqiptare në stinën e dimrit nuk i mjaftojnë 100k  e kjo për faktin se energjia elektrike mbetet burimi kryesor i ngrohjes. Po ashtu nuk duhet të harrojmë edhe të dhëna të tjera si inflacioni dhe çmimet e shportës.

Ajo që duket qartë është se Shqiptarët e paguajnë disa herë më shtrenjtë energjinë se Italianët e po ashtu paga minimale në raport me çmimin e jetesës e vështirëson maksimalisht jetesën. /Citynews/