Ndocaj mesazh / Në 2017 do jem më i fuqishëm se kurrë

215


Deputeti Eduart Ndocaj i është drejtuar mbështetësve të tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shprehet se nuk i ka tradhtuar asnjë herë ata dhe as idealet që për të janë të shenjta. Ndocaj shkruan se në vitin 2017 do të jetë më i fuqishëm se kurrë dhe se do të jetë fillimi i një periudhe të re për të gjithë. Deputeti kërkon mbështetjen e qytetarëve , të cilët i shkruajnë çdo ditë për problemet e tyre. Ai thekson se problemet e qytetarëve e bëjnë më të vendosur për të vazhduar karrierën politike.

Më poshtë, postimi i Ndocaj

Te dashur miq, te afert, simpatizant, njerez qe ndani idete me mua, Ju falenderoj te gjithe per mbeshtetjen e vazhdueshme qe me jepni! Nuk ju kam tradhetuar asnjehere dhe nuk kam tradhetuar as idealet e mia qe jane te shenjta. Ju njoftoj se politika dhe aktiviteti politik eshte prioritet per mua dhe kete e bej per te realizuar idete qe kam per qytetaret dhe shoqerine. 2013 ishte nisma e nje trajektorje qe s’ka per te ndryshuar. Nga 2013 deri me sot ka qene nje shkolle e mire politike per mua. Ju premtoj se ne 2017 do te jem me i fuqishem se kurre dhe do te jete fillimi i nje periudhe te re per te gjithe ne. Kerkoj mbeshtetjen tuaj.
Çdo dite me shkruajne qytetare qe me bejne kerkesa per buken e gojes.
Çdo dite me kerkojne te me takojne persona qe jetojne ne vaferi ekstreme.
Çdo dite me shkruajne njerez qe me shkruajne per nevoja te sherbimit shendetesor. Keto me bejne te jem i vendosur per te vazhduar karrieren politike qe do te jete ne sherbim te njerezve. Zoti eshte i pari, fatet jane ne dore tone! I juaj, EDUART NDOCAJ /citynews/.