Ndocaj: Zgjedhjet e 25 Qershorit ishte të organizuara dhe të kontrolluara nga pushteti.

Intervistë Kryesore

Intervistoi Alban DACI/

Kreu i PBDKSH z, Eduart Ndocaj në intervistën dhënë Alban Dacit për llogari të portalit Focus News, thekson se këto zgjedhje ishin formale, pasi ishin organizuar dhe kontrolluar nga pushteti Rama. Gjithashtu Ndocaj thotë se blerja e votes ishte masive, por pati edhe moment kur ajo shkoj në vlerën e 3 mijë eurove, duke u blerë 24 orë para zgjedhjeve. Më pas kreu i PBDKSH ngreh akuza të forte duke u shprehur se kësaj strukture i janë vjedhur votat nga PS dhe LS

Ndocaj zgjedhjet tashmë kanë mbaruar dhe kemi një fitues të vetëm. Çfarë mund të thuash tashmë thuajse pas një muaj nga dita e zgjedhjeve?

Është e vërtetë që zgjedhjet kanë mbaruar dhe formalisht kemi edhe fituesin dhe ky është z. Rama që ka siguruar një mandat të dytë. Këto zgjedhje patën problematikat e tyre dhe për fatin e keq u dëshmua edhe një herë sa e brishtë është demokracia shqiptare. Në këto zgjedhje pati blerje masive të votës nga PS dhe LSI. Këto dy forca ushtruan shantazhet e punësimit, para në dorë e po ashtu edhe presion nga grupet kriminale duke e vënë qytetarin e lirë në kushte presioni dhe frike. Thuhet se vota është e lirë, e fshehtë dhe demokratike. Në fakt me datë 25 qershor u bo shumë e shtrenjtë deri sa shkoj në vlerën e 3000 eurove, nuk ishte e fshehtë sepse shumica e qytetarëve u blenë 24 orë para se të votonin dhe nuk ishte aspak demokratik sepse u bënë në kushtet një presion të madh politik dhe vetëm. Në këto rrethana Rama nuk ka fituar me sovranin e lirë, por ka fituar në kushtet e një trysnie jo normale dhe kjo do të jetë një arsye për të mos pasur jetëgjatësi mandati i tij. Formalisht mandati i Ramës është legjitim, por realisht ai është një mandat i marrë me forma jo legjitime dhe me gabimin e parë që do të bëj në katër vitet e ardhshme, Rama do e paguaj me karrigen dhe karrierën e tij politike. Shumë qytetarë në më pak se një muaj janë bërë pishman që e kanë shitur votën. Në zgjedhje kam thënë se: “Një makinë me qira në 24 orë kushton 5 mijë lekë, një qytetarë i marrë me qira nga politika për katër vite kushton pesë mijë lekë”. Shumica e qytetarëve 5 mijë lekëshin e tyre e kanë prishur që ditën e zgjedhjeve dhe vazhdojnë të jetojnë në varfëri e mjerim një lloj si më parë”.

Ndocaj, ju keni Kryetar i dhe keni hyrë në zgjedhje në vetë me datë 25 Qershor. Çfarë ndodhi me subjektin që ju drejtoni?

Po është e vërtetë! Procesi pas marrëveshjes së çadrës na vuri si subjekt politik para një pozite shumë të vështirë. Të vetëm e dinim se ishte e vështirë, sepse nuk kishim numërues për të mbrojtur votën e po ashtu sistemi politik i ndërtuar në Shqipëri favorizon partitë e mëdha. Vendosëm të hynin të vetëm në zgjedhje për disa arsye. Së pari, mendoj dhe besoj se Shqiptar për arsye historike duhet të kenë një alternativë demokristiane. Pasi Nard Noka pranojë të ishte me listat e PD, neve na mbeti si barrë për të shpëtuar alternativën democristiane. Mendoj dhe besoj se ja kemi dalë, sepse morëm pjesë në zgjedhje me dinjitet dhe jemi radhitur në pak parti që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Po ashtu vendosëm të merrnim të vetëm pjesë në zgjedhje për të thyer tabutë e kohës dhe për të afruar një model politik ndryshe nga të tjerët dhe besoj se ja kemi dalë, sepse me fushatën tonë zgjedhore e kemi afruar politikën më pranë qytetarit dhe njerëzve të thjeshtë. Megjithatë, në këtë histori nuk arritëm të mbronim votën e cila na është vjedhur kryesisht nga PS dhe po ashtu nuk arritëm të fitonim në një gara të pabarabartë.

Zgjedhjet e 25 Qershorit ishte të organizuara dhe të kontrolluara nga pushteti. Më thoni një vend në botë që pushteti në fuqi organizon dhe administron zgjedhjet dhe të dal i humbur. Në këtë këndvështrim këto zgjedhje ishin si zgjedhjet e organizuara në vitin’91 nga Ramiz Alia. Pë dy KZAZ-të kryesore të Lezhës kishim komisionerë numërues  Prefektin, ish ministra e drejtor drejtorish. Majfton këto shembuj për të kuptuar se ka rënë koncepti i shtetit dhe ndarja e pushtetit. Në këto kushte ne partitë opozitare e sidomos ne partitë e vogla nuk ishim në garë me kundërshtarin tonë PS-në, por ishim në garë me pushtetin e përdorur nga PS për nevoja personale. Në një vend demokratik Prefekti do të kishte dhënë dorëheqjen e bashkë me të edhe drejtorët e drejtorive. Ne humbëm një betejë të pabarabartë, por nuk kemi humbur misionin tonë politik për të përfaqësuar demokristianët e vërtetë dhe ata qytetarë që ndjehen të tradhtuar nga politika e pushteti.

Ndocaj, ju thoni se qytetarët u blenë me para. A i fajësoni ata për këtë gjë?

Me thënë të drejtën me euforinë e daljet së rezultatit i kam fajësuar. Ndërsa tani kur analizojë thellë me gjakëftohësi procesin dhe situatën, ndjej keqardhje për ta dhe nuk i fajësojë. Politika Shqiptare nga viti 1992 gjer e më sot e ka varfëruar qëllimisht qytetarin, e ka politizuar maksimalisht për ta kapur atë sa herë ka nevojë. Politika në Shqipëri nuk është aktivitet shoqëror dhe mision, por është mundësi reale jetese. Shqiptarët mundohen të jetojnë nga punësimet që ju bën politika kundrejt shantazhimeve. Po ashtu ato shqiptarë që mundohen të jetojnë në menefregizëm total me politikën e paguajnë me papunësi, izolim, falimentim biznesesh. Mendoj se është një proces i gjatë, por Shqipëria ka nevojë urgjente për shëndoshjen e shoqërisë civile dhe për ndarjen e politikës nga mundësi për të jetuar, shkolluar e punësuar. Nëse nuk bëjmë një shoqëri të fortë e të shëndoshë, qytetarët do të vazhdojnë të jenë të varur nga politika.

Ndocaj ju keni përkrahur gjithmonë kauzat e emigrantëve e në veçanti të drejtën e tyre për të votuar. Çfarë ndodhi këtë radhë me emigrantët?

Këto zgjedhje regjistruan përqindjen më të ulët të shqiptarëve për të marr pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e tyre nuk ka kaluar më shumë se 33% si mesatare në nivel kombëtar. Megjithatë, Rama mori 74 mandate dhe me Kushtetutë ai është Kryeministri i ri për katër vitet e ardhshme. Kjo është për shqetësuar, sepse Rama bashkë me miqtë e tij nuk është i interesuar për një përfaqësim të gjerë e dinjitoz të sovranit. Sikur të votonin edhe vetëm 10 mijë shqiptar e nga këto 6 mijë do të votonin Ramën, ai do ta konsideronte me Kushtetutë vetën Kryministër, ama do të ishte Kryeministri i  mijë shqiptarëve dhe jo i tre milionëve. Në terma real statistikor Rama nuk është Kryeministri as i gjysmës së popullatës. Megjithatë, Ramës i intereson juridikisht karrikia dhe nuk është i shqetësuar për pjesmarrjen. Me këtë optikë politika shqiptare këtë radhë nuk u interesua fare për emigrantë duke mos ju afruar autobuzë apo bileta avioni për t’i sjellë me votuar. Për Ramën dhe politikën shqiptare emigrantët nuk kanë asnjë vlerë me politikisht. Unë, mendoj dhe besoj se emigrantët duhet të votojnë dhe duhet të kenë edhe vendet e tyre në Parlament. Kam luftuar për këtë gjë dhe do e bëjë derisa të bëhet realitet. Unë kam lobuar shumë për çështjen e votës se emigrantëve. Në shtator jam i ftuar nga Antonio Tajani, Presidenti i BE në një konferencë në Romë dhe do e shfrytëzojë këtë rast  për ta ngritur përsëri çështjen e votës se emigrantëve.

Ndocaj vazhdoni të jeni kryetar i PBDKSH. Kush do të jetë aktiviteti juaj politik në katër vitet e ardhshme?

Unë, në cilësinë e Kryetarit të PBDKSH dhe do të vazhdojë të përfaqësoj qytetarët lezhjanë dhe emigrantët aq mundësi sa do të kem. Unë, kam qenë në opozitë politike me këtë qeveri e do të vazhdojë të jem edhe në katër vitet e ardhshme. Nesër janë zgjedhjet për Kreun e PD dhe ne si formë politike kemi mbështetur z. Basha, sepse ai ashtu unë e shumë të tjerë nuk është i humbur në këtë zgjedhje, por është viktimë e shitblerjes së votës e shantazhimit të qytetarëve. Pas rikonfirmimit të z. Basha në kreun e PD-së dhe pas mbledhjes së parë të Parlamentit të ri, mendoj se do të filloj një faze e opozitarizmit të fortë dhe ne si subjekt do të jemi pjesë e saj. Ne duam të koordinohem me PD dhe me të gjitha forcat e tjera opozitare për tu ofruar si alternativë politike për qytetarët. Në ditë në vazhdim do të kem mundësi të takohem edhe me z. Basha për të diskutuar çështje që lidhen me votën e emigrantëve dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.