Ndocaj:Historia e zgjedhjeve në Lezhë

Kryesore Politika

Nga Eduart Ndocaj

Ka disa problematika në zgjedhjet e 25 Qershorit të ndodhura dhe të konstatuara në Qarkun Lezhë: -Përdorimi i parave të primi të organizuar, të trafiqeve të drogës dhe të korrupsionit që janë përdorur për blerjen dhe tjetërsimin e votës.

Pavarësisht fakteve të publikuara në media apo publikisht, këto janë precedent që janë të njohura si për ne që ishim në “garë” ashtu edhe për qytetarët e thjeshtë; -Mos ndarja e funksioneve politike dhe të përfaqësuesve të institucioneve me procesin zgjedhor. Në Lezhë në cilësinë e numëruesit kanë qenë Prefekti i Lezhës, zevendes ministra, drejtorë të përgjithshëm në drejtoritë e Lezhës, por edhe mjaft përfaqësues të pushtetit lokal. Nuk kanë munguar në mjediset e KZAZ edhe persona me probleme serioze me ligjin e madje disa prej tyre kanë qenë edhe numërues.

Kjo situatë e bëri që procesi i numërimit të ishte nën efektet e frikës, presionit dhe kjo nuk plotësoi kushtet minimale demokratike për një proces të pavarur. Shumica e votave të PBDKSH janë tjetërsuar dhe janë manipuluar gjatë procesit të numërimit dhe në procesverbalet përfundimtare. Në shkallë kombëtare PBDKSH i janë vjedhur më shumë se 10 mijë vota.

Këto të dhëna dëshmojnë qartë se zgjedhjet e 25 qershorit nuk ishin të lira e demokratike, por ishin të manipuluara dhe të kapura nga politika në bashkëpunim të ngushtë me grupet kriminale që kanë nevojë për imunitet politik për të mbrojtur privilegjet dhe statuse e tyre të privilegjuara. Kjo është panorama reale se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 25 Qershorit!

Asnjë nga standardet e premtuara nga beteja e bërë me simbolin nuk u mbajtën dhe nuk u ruajtën në zgjedhjet e 25! Institucionet e BE-së dhe SHBA duhet të merren seriozisht me çështjen e zgjedhjeve dhe krijimin e mekanizmave për standardizimin e tyre njëherë e përgjithmonë. Nëse nuk krijohet standardet dhe garancitë për zgjedhjet të lira e demokratike, Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Europës së Bashkuar.

Misioni i Bashës, imi dhe i çdo shqiptari duhet të jetë beteja për zgjedhje të lira e demokratike dhe për të çuar përpara procesin e demokratizimit të vendit që duhet të shoqërohet me reforma të thella dhe mbi të gjitha me vullnet të fortëpër të lënë pas të kaluarën e tranzicionit dhe për të krijuar standardin e të vendeve perëndimore.