Në 81 vjetorin e lindjes së Ismail Kadare, promovohet libri “Epoka Kadare”

Letersi

Almarina Gegvataj /  Në ditën e lindjes së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në Bibliotekën Kombëtare është promovuar një libër me intervista dhe vlerësime të studiuesve të njohur për shkrimtarin.

Libri i shkruar nga regjisorja Nadire Buzo mban titullin “Epoka Kadare”, i botuar nga shtëpia botuese “Botimpex”. Promovimin e çeli Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, e cila tha se “libri është një marrëdhënie mes leximit dhe pasionit të saj, por dhe punës regjisoriale”.

Nadire Buzo pohon se ka intervistuar autorë, regjisorë e artistë të njohur, të cilët nga optika e krijimtarisë së tyre sjellin këndvështrime speciale për Ismail Kadarenë. Një pjesë e intervistave janë marrë ne Gjirokastër për dokumentarin “Emblema Kadare” te realizuar nga autorja e librit Nadire Buzo.

“Ne kemi një detyrim moral të jashtëzakonshëm karshi këtij njeriu të madhe që ngriti emrin e Shqipërisë dhe na dha një kënaqësi të madhe” tha ajo. Për librin foli edhe poeti e studiuesi Sadik Bejko.

“Ky libër e dëshmon dashurinë, vlerësimin dhe interesimin të shtrirë në të gjitha moshat të studiuesve dhe të institucioneve”.

Në librin “Epoka Kadare” autorë, studiues dhe kritikë të njohur në esetë dhe intervistat e tyre kanë krijuar një imazh të plotë për shkrimtarin dhe veprën e tij, ku janë intervistuar Valter Memisha, Persida Asllani, Matteo Mandalà-arbëresh, piktori Gazmend Leka, regjisori Rikard Ljarja, poeti Sadik Bejko, e shumë të tjerë.

“Ne dhe Epoka Kadare” është e ndarë në pesë pjesë që lidhin të gjitha pjesët e librit.

Intervista me emra shumë seriozë të kulturës shqiptare si profesor Matteo Mandalà, Xhevat Lloshi, Sadik Bejko, Gazmend Leka e të tjerë, fjalimet e shkrimtarit në marrjen e tre çmimeve, orët e hapura dhe interaktive në UT dhe Gjimnazet e kryeqytetit në analiza dhe debate të veprës, shkrimet kritike dhe ese ndër vite mbi librat e shkrimtarit, mbresa nga takimet me shkrimtarin etj.

Epokat që përshkojnë librat e shkrimtarit Universal Ismail Kadare, janë periudha të gjata historike, me ngjarje të mëdha e tipare të veçanta që kanë bërë kthesa të rëndësishme në jetën e kombeve dhe popujve, ndryshime kufijsh, sistemesh, luftëra të përgjakshme, rënie e ngritje, zhvillime të rëndësishme dhe fatale. Ndërsa Epoka Kadare është një kthesë e rëndësishme në letërsinë tonë është një vlerë e madhe në jetët tona dhe jehonën e gjatë në epokat që do të vijnë pas. /a.g/