Në duart Policisë një bandë kriminale mes tyre dhe një shqiptar

Greqi Lajme

Athinë – Hajdutët të diplomuar jashtë vendit, profesionistë me trajnim shkencor dhe me pajisje speciale, të aftë për të vjedhur makina luksoze. Bëhet fjalë për anëtarë të një bande të organizuar të moshave -28-36 vjeç, që ra në duart e forcave të policisë pas shumë muajsh hetime nga  Prokuroria e Krimeve kundër sigurisë së Atikës dhe Pronës. Pas operacioni të koordinuar u arrestuan dje në zonat e qendrës Athinës dhe në Atikë perëndimore, nëntë anëtarë të bandës tetë grekë të moshës 28-30 vjeç dhe një shqiptar 36 vjeçar,  rapton  Agjencia e Lajmeve të Athinës.

Siç njoftoi sot  Zëvendës Drejtori i Atikës Sigurisë, drejtori Jorgos Kastanis dhe përfaqësuesi i Policisë Greke, Thodoros Chronopoulos, autorët kanë vjedhur makina kryesisht të markës «Range Rover» dhe BMW seria «X», në pronësi kryesisht të emrave të njohur (biznesmenëve, pronarëve të anijeve, operatorët, etj), makina të parkuar jashtë ose në garazhe të hapura dhe në banesa. Karakteristikë e kësaj bande, ishte se anëtarët e saj kishin blerë pajisje jashtë vendit, (laptop), me programe të veçanta, e cila lidhej me “trurin” e makinave dhe neutralizonte sistemet e sigurisë. Kjo pajisje, sipas policisë, kushton rreth 2500 euro dhe nuk ekziston në Greqi.

Inxhinierët e bandës kriminale shuanin numrat në shasi dhe makinat shiteshin me dokumente të tjera të rreme,si dhe i shpërndanin edhe për pjesë këmbimi. Disa nga makinat nëpërmjet një rrjeti të njohur, u a kthenin pronarëve të tyre duke vendosur shpërblim. Në garazhin e bandës janë gjetur nga policia 12 makina të vjedhura, 10 motoçikleta dhe një ski jet. Të gjitha makinat i përkasin njerëzve me nivel të lartë financiare.

Vlen të përmendet se të gjithë të akuzuarit janë arrestuar në të kaluarën për vjedhje të makinave, por për raste të veçanta, duke bërë dënimet përkatëse dhe kur dolën nga burgu kanë vazhduar veprimin e tyre. Të arrestuarit janë dërguar në prokurori dhe janë referuar marrjes në pyetje të rregullt, ndërsa hetimi vazhdon për të përcaktuar shkallën e aktivitetit të tyre.