Në një vit: 48 mijë shqiptarë morën shtetësi greke dhe atë italiane

69

Sipas Eurostat, grupi më i madh që aplikoi për shtetësi brenda Bashkimit Evropian janë shqiptarët.

Agjencia Evropiane e Statistikave vëren se ka një rënie të përgjithshme në numrin e njerëzve që kanë marrë shtetësi në një vend evropian. Për shembull, në vitin 2013, 980 mijë njerëz morën shtetësinë e BE-së, në vitin 2014 ajo ra në 890 000, në vitin 2015 ajo zbriti në 840 000.

Eurostat vëren se mbi 5 milionë njerëz kanë qenë rezidentë ligjërisht në Shtetet Anëtare të BE..Në vitin 2015, rreth 87% e aplikantëve ishin shtetas të vendeve te treta (jo-evropian). Në krye të listës në këtë kohë, janë marokenët me 86.100, që morën kryesisht pasaporta italiane, spanjolle dhe franceze.

Në vijim janë shqiptarët me 48 mijë njerëz. Në 96% të rasteve, ata morën shtetësi greke dhe italiane.

Siç është theksuar, për t’u bërë shtetas i BE-së, duhet të marrë nënshtetësinë në një Shtet Anëtar të Unionit, ku duhet të ketë jetuar për të paktën pesë vjet, të njohë gjuhën, ose të ketë njohuri themelore dhe të ketë një regjistër të pastër kriminal.