Në politikë vazhdojnë të qeverisin akoma oxhaqet e ish aristokracise

Opinion

karikatura ne focus-2Roland BADENI / Kapitalizmi shqiptar pa rregulla dhe identitet të drejtë, një kapitalizëm shtetëror të tipit Kinez apo Vorio-Amerikan. Për dy dekada e gjysem, marrëdhëniet ekonomike, qofshin ato të natyrës shtetërore apo private që janë në Shqipëri, janë përcaktuar nga mënyra spontane apo huazime të profileve të ekonomive të vendeve fqinje, nga ku vinte dhe valuta. Kjo tregon se gjithshka që është bërë është përcaktuar nga faktoret e jashtëm dhe jo nga një planifikim i vetë personave juridik apo privat, që filluan të marrin pjesë aktive në tregun e kapitalit në Shqipëri mbas viteve 90-të. Kjo për shumë arsye, dhe ajo qe vlen të përmëndet është mungesa e kulturës kapitaliste.
Shqipëria gjatë viteve 1944 ishte një vend feudo-borgjez, për mos thënë vetëm feudal, ku mungonin senset, gjërat më elementare që mund të përcaktonin apo të zhvillonin një kulturë bashkkohore të asaj nga ku mund të lindte ajo shtresë që do cilësohej si shtresë e re e një sitemi të ri të asaj kohe me emrin borgjezi.
Me ardhjen e komunizmit pas viteve 44’, ç’do gjë që lidhej me borgjezinë u zhduk nga diktatura e proletariatit dhe nga lufta e klasave në vend. Pra Shqipëria dhe shqiptarët nuk trashëguan asgjë nga borgjezia. Këtë referim e bëjmë jo për të shfaqësuar pseudo- borgjezët shqiptare që si pike referimi kanë ekstremizmin e kësaj klase ndaj shumicës së popullsisë dhe me ç’farë përmban ajo metodë në praktikat që përdoren ç’do ditë, por për të qene në rregull me historinë.
Duke ardhur në ditët e sotme shikojmë përherë e më shumë një klasë të kamurish, ku dhe ata vetë në raport me dijet dhe mundësitë që u janë dhënë gjatë kësaj periudhe prej 25 vjetësh, nuk po u besojnë syve. Por këtu do pak kujdes që të distancojmë ata që punuan dhe trashëguan pasuri të patundshme nga paraardhesit e tyre, ku ditën t’i venë në punë dhe duke nxjerrë fitime kolosale, me atë kategori “borgjezësh” të cilët “me shkathtësinë” e tyre arritën të bëjnë miliona.
Nga kategoria e dytë shumë prej tyre që bëjnë pjesën më të madhe të borgjezisë mundohen me ç’do mënyrë që të jenë pjesë e kategorisë së parë, duke përdorur forma nga më të ndryshmet që nga manipulimet, fallcifikimet e deri në larje parash, për të bindur ata që i rrethojnë se gjithshka na qenka trashëguar apo fituar me mundë e djersë.
Shuma marramëndëse kanë qarkulluar në Shqipëri pas viteve 90-të. Lind pyetja, përse ky kaos, ku shumë shpejt u bë diferencimi mes shtresave të popullsisë.Tani me vetëm dy shtresa ekzistojnë të pasur dhe të varfër, s’bëhet më fjalë për shtresën e mesme. Dhe pergjigjia është e thjeshte, sepse në startimin e viteve 90-të, pothuajse 75% i përkiste shtresës së varfër dhe 25% asaj të mesme, kjo e fundit e gjendur në poste shtetërore dhe trashëgime lidhjesh farefisnore mes tyre, bën HOPIN e parë me privatizimet shtetërore duke i marrë për një kafshat buke, e duke i konvertuar më vonë me miliona dollarë .
Ja pra dhe përgjigjia për disa që thonë si u bënë të pasur. Në një periudhë trazicioni ku shumë e kush ishte i prirur të largohej nga vend, duke mos llogaritur mundin dhe djersën e 50-viteve të akomulara në ato prona gjatë regjimit komunist u larguan duke shperfillur apo duke mos ju dhënë rëndësinë e duhur. Për shëmbull: Një lokal në qendër të Tiranës pranë Ambasades Turke, të asaj kohe u shit personelit që punonte për 20.000 lekë të vjetra. Ja, pa shko sot dhe blije sa do kushtoje ? Nuk i afrohesh dot çmimit ta marrësh me qira e jo ta blesh.
Po ç’u bë më vonë me këto lekë e prona…Këto u vunë në punë nga persona “të zgjuar” për t’i shumëfishuar e hedhur në vallen e politikës, sepse ajo qe e vetjma rrugë që do u jepte mundësinë të ecnin përpara, por donin t’i kishin dhe me vulë gjerat dhe fitimet që do rridhnin më pas. Oreksi sa vinte dhe rritej dhe me ndihmën e “eksperteve” gjuetarë me eksperiencë nga vendet fqinje, këta arritën të imitionin metoda nga më të sofistikuarat që perendimi i kishte kaluar dekada më parë, ashtu siç qenë “ PIRAMIDAT e 97-tës”. Duke shfrytëzuar emifracionin spontan të shqiptarve në vendet e botës “te zgjuarit” kishin hedhur rrjetat për peshkimin e të ardhurave të tyre me asoja qe dihet nga ç’do kush.
Njëkohësisht “punohej”shumë seriozisht për shfrytëzimin e pasurive natyrore të vendit, ku askush nga ne nuk kishte menduar më parë për to, por mendonim për mbijetesën në familjet tona. Këto pasuri u shfrytëzuan nga “borgjezet” e rinj, në format më skandaloze e brutale pa llogaritur këtu sa dëmë ekonomike pësonte vendi as ato ekologjike. Miliarda dollarë fitime në xhepat e borgjezve të rinj, që i përkisnin gjithë popullit shqiptar.
Një herë tjetër do flasim në mënyrë analitike dhe me emra, sepse torikisht shumë nga Ne i dimë dhe i përjetuam këto situata, por ja qe vjen një moment që dikujt i prishen interesat dhe Ti i dukesh antagonist, aq sa dhe tjetri fillon dhe t’i fut të dy këmbët në një këpucë , duke të kërkuar ato që të dha borxhe, por keta janë Fondi Ndërkombëtar Boterore dhe BE. Ineresat gjeo –politike të Shqipërisë nuk janë të shkëputura nga ato të Rajonit, nje Rajon që zjarrin e ka tek pragu i derës.Dhe si rezutat i këtyre ngjarjeve të Shqipërisë dhe shqiptarve ju jepen direktiva dhe drejtime të zhvillimit të ekonomisë të tipit KAPITALIZEM KINEZ për Ju.
Me pak fjalë është shteti ai që është borgjezi dhe kapitalisti dhe jo privati që do mbajnë frenat e ekonimisë së vendit , dhe që të funksionojë kjë metode e re kapitaliste duhet që të gjithë të paguajnë taksa paçka se në drejtësi vazhdon padrejtësia. Në politikë vazhdojnë të qeverisin oxhaqet e ish aristokracise së periudhës komuniste ,pavarsisht se papunsia është ne skajet më ekstreme, pavarësisht se ligji që të zbatohet duhet të kalosh nëpër duar mbi 100 zarfe me rushfete. Pavarësisht se pensionistët quhen si bela e shtetit përsa i përket pensioneve dhe ndihmës mjeksore, pavarësisht se rinia shqiptare është në emigracion dhe ajo qe ka mbetur në Shqiperi mahnitet dhe rri si e ngrirë, si nga lëndet narkotike apo nga reklamat e televizive, duke bërë krahasimin me jetën e përditëshme. Pra të dashur bashkëatdhetar këto janë ato që na presin në një të ardhme të shpejtë, pasojat e indiferentizmit sjellin këto fryte. Interesat personale të dikujt, duke u bashkuar me intereset persoanale të gjithkujt mund dhe duhet të bejnë të gjithë më të ndërgjegjshëm për të ardhmen tonë dhe të brezave që vijnë…