Nënshkruhet dokumenti, policët privatë deklarojnë nëse janë përfshirë në trafik droge

199

Policia e Tiranës kërkoi nga të gjitha shoqëritë e ruajtjes fizike që të nënshkruajnë një dokument, në të cilën të gjithë efektivët private te deklarojnë se nuk përfshihen në kultivimin apo dhe përkrahjen e trafikut të kanabisit. Për zv/drejtorin e policisë së Tiranës Skënder Hita edhe shoqëritë e ruajtjes fizike kanë detyrime në planin kombëtar të kanabisit.

Kreu i rendit Altin Qato tha se puna e efektivëve privatë është e deleguar nga  policia e shtetit ndaj dhe mjaft e domosdoshme në parandalimin e kultivimit te bimëve narkotike. Pak dite me pare, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi qe e gjithë trupa policore te firmose një deklaratë mbi përgjegjësinë personale e familjare për moslejimin dhe denoncimin e kultivimit në zonat që mbulojnë.