“Ngazëllehen kur dënojnë” !

Aktualitet

Elmaz Sherifi /

Sot parlamenti i sajuar do te legalizoj urdherin per ndryshimin e Kodit Penal, qe denon me burg, cilindo qe del pa lejen e komandes nga shtepia.
Ndryshimi eshte i paprecedent, pasi nisja e procedures eshte antikushtetuese, sepse Kushtetuta e Republikes se Shqiperise i ndalon ndryshimet e kodeve me procedure te pershpejtuar ne rastet e fatkeqesive natyrore.
Ndryshimi nuk mbeshtet, as ne logjiken formale. Pse nuk bazohet ? Sepse Shqiperia e ka legjislacionin per denimin e shkelsve te ligjit ne raste epidemie. Se ndryshimi i legjislacionit lind nga nje nevoje dhe urgjence. Cfare nevoje eshte shfaqur, kur kryeministri vetlevdohet, se Shqiperia eshte “model” i menaxhimit te situates se covid 19 ! Athere, perse duhet ndryshuar Kodi Penal ? Kjo do te thote, se kryeministri nuk ka thene te verteten, perkundrazi, situata qenka aq dramatike, sa duhet ndryshuar legjislacioni me procedure antikushtetuese !
Ndryshimi nuk eshte i bazuar ne ligjiken formale, sepse keryeministri nxorri nga burgu te denuarit per krime te ndryshme, duke perfshire edhe vrasesit e pedofilet ! Athere, perse duhet te fus ne burg qytetaret qe nuk jane te infektuar me covid, apo sepse guxojne te dalin pa lejen e komandes eprore nga shtepia ? Nuk eshte logjike, se lirimi i te burgosurve, u be me arsyetimin se rritet rreziku i infektimeve. Per rrjedhoje ku do i burgos ” mijra njerez”, qe do guxojne te dalin nga shtepia, kur sjane te infektuar, apo keta e meritojne te vdesin ne burg, se shkelin urdherin e komandes ?
Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe po ndryshon legjislacionin per rritjen e denimeve penale, ne kohe kolere, ashtu si Partia e Musolinit ne vitet e fashizmit ne 1930.
Te gjithe liderit boteror mundohen si do te tejkalojne krizen ekonomike, pa rrisqe te medha, kryeministri i Shqiperise mendon si te tmerroj shqiptaret me penalitete. Kjo ndodh se ai ndihet mire e ekzaltohet kur njerzit i sheh te fustruar e tmerruar !