Ngjarja në Bularat, Ministria e Jashtme thërret ambasadoren greke

86

Pas ngjarjes së ndodhur të dielën në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku në një shkëmbim zjarri mes forcave RENEA dhe një 35-vjeçari grek, ku ky i fundit humbi jetën, të shumëta kanë qenë reagimet, si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

Mbrëmjen e sotme mësohet se Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka thirrur ambasadoren greke Eleni Surani. Mësohet se në këtë takim, Ministria e Jashtme i ka komunikuar nisjen e hetimeve për të ndjerin Kostantinos Katsifas, si dhe pozicionin e autoriteteve shqiptare lidhur me ngjarjen. Ndërkohë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

( Faxweb.al)