.Një ajsberg katër herë më i madh se Londra shkëputet nga Antarktida

205

Një nga ajsbergët më të mëdhenj në histori është krijuar pas shkëputjes së një pjese gjigante akulli në Antarktidë. Ajsbergu, më shumë se 1 trilion tonë metrikë e akullit , është shkëputur nga bregu polar  diku midis 10 dhe 12 korrikut, raporton ‘Business Times’.

 Ai është struktura e tretë më e madhe në histori, rreth 5,800 km katrore dhe dy herë më të madh se Luksemburgu dhe pothuajse katër herë më e madhe se Londra. Vëllimi i ujit që përmban ajsbergun është sa dyfishi i liqenit Erie, një nga pesë Liqeneve të Mëdha të Amerikës së Veriut.

Ngjarja  vjen një javë pasi një grup shkencëtarësh dhe NASA, raportuan se shkëputja e ajsbergut ishte i afërt.