Një familje refugjate kthen në polici mijra euro të gjetura në metro

Aktualitet Emigracioni

Një familje refugjatë irakianë që jetonin në kamp qendrimi kthejnë në polici  mijëra euro të gjetura në metro të Berlinit…

Ndodhi edhe kjo. Të premten e kaluar, një vajzë 16 vjeçare refugjate irakiane gjeti një çantë në një vagon treni në metro të Berlinit që përmbante 14,000 euro (16,750 dollarë), të cilën e ëma më vonë i dorëzoi autoriteteve vendore të policisë, raportoi policia e Berlinit.

Një grua 78-vjeçare harroi qesen në tren në natën e premte. Pasi e kuptoi se i la paratë, gruaja njoftoi autoritetet tranzit, të cilët nuk ishin në gjendje ta ndihmonin atë. Por ndodhi mrekullia, brenda 48 orëve, nëna dhe vajza refugjate kishin shkuar vullnetarisht në polici, i kishin njoftuar ata për gjetjen dhe ia kthyen të parave të paprekura.

Lidhur me këtë veprim, Policia e Berlinit shkroi tweet.

Familja, e cila jeton në një qendër refugjatësh, ka të ngjarë të marrë një shpërblim për veprën e tyre të mirë. Sipas ligjit gjerman, shpërblimi i aplikueshëm për sendet ose paratë e gjetura është tre për qind për mallrat me vlerë. Shuma e shpërblimit është përgjysmuar nëse gjërat e vlefshme gjenden në transportin publik.