Një ish-emigrant për bashkinë e Lezhës/ Eduart Ndocaj shpalos programin dhe ambiciet e tij

1253

Në një takim me gazetarë lokalë, Kryetar i PBDKSH së Shqipërisë Z. Eduart Ndocaj, përmes një bashkëbisedimi shpalosi ambiciet e tij për të kandiduar në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, duke synuar kreun e bashkisë Lezhë.

Përmes një fokusimi në pyetje-përgjigje me gazetarët e pranishëm, Z. Ndocaj prezantoi shtyllat kryesore të zhvillimit të bashkisë, duke implementuar një program efektiv dhe konkret në arritjen e qëllimit. Përmes profilit të tij facebook, kreu i PBDKSH, Z. Eduart Ndocaj ka bërë publike qëllimin e takimit dhe shpalosjen e piketave kryesore të programit të tij. Ja publikimi i plotë:

 TAKIM ME GAZETARET

Mbremjes e se Dieles organizova nje takim me gazetar lokal te Lezhes. Si kandidat per kryetar i Bashkis Lezhe ju shpalosa atyre paraprakisht programin dhe ambiciet e mija ne dobi te qytetarit lezhian i cili do te jete primar ne te gjitha ditet e mandatit tim. Ne kete takim gazetaret shprehen interesim per programin duke paraqitur sygjerimet e tyre per persosmerin e metejshme te punes qe duhet te kryej administrata dhe kryebashkiaku i ardhshem. Ju garantova atyre se mirpres inkurajimin dhe sygjerimet e secilit qytetar lezhian per te pasur nje program pune zbatues dhe jo propagandistik. Ne perfundim te ketij takimi ju perserita gazetareve ftesen per ballafiqim konstruktiv ne takimet e ardhshme ku lajmotiv i fushates time do te jete thirrja : VOTO NJE HERE PER TE JETUAR JO KATER DITE POR KATER VITE E NE VAZHDIM.

PROGRAMI PER NJE QEVERISIE DINITOZE PER LEZHEN . VOTO EDUART NDOCAJ

Infrastruktura & bujqësi:

1. Brenda 4 viteve çdo fshat do ketë rrugë të asfaltuara dhe qendra të ndriçuara.

2. Do rikonstruktojmë kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha në Lezhë që të evitohen përmbytjet e qytetit.

3. Do ndërtojmë sistemin e transportit publik sipas modeleve më të mira europiane, duke lidhur secilin fshat me qendrën e bashkisë. Transporti për nxënësit e shkollave do jetë falas.

4. Do të pastrojmë të gjitha kanalet kulluese në administrim të bashkisë.

5. Do të ndërtojmë kanale vaditëse që mbulojnë të gjitha fshatrat e Lezhës

6. Çdo familje në fshat që s’ka njeri të punësuar në privat apo shtet, do t’i mundësohet 100% rimbursim të shpenzimeve për punimin e tokës.

7. Do ndërtojmë tregun e ri me fonde të Bashkimit Europian siç është në Tiranë dhe do të ulim me 30% tarifën aktuale për tregtarët.

 Mirëqënia Sociale:

1. Për të gjithë të moshuarit që jetojnë vetëm do ndërtojmë skema për rimbursim të ilaçeve

2. Për çdo familje me 8 anëtarë që nuk kanë asnjeri të punësuar në zonat fushore do t’u jepet nga një lopë, ndërsa në zonat malore do u mundësojmë 5 krerë të imta brenda dy viteve të para të mandatit tim.

3. Për familjet që kanë një person me aftësi të kufizuara në shtëpi Bashkia Lezhë do japë 5000 lekë të reja në muaj.

4. Për çdo çift të ri bashkia I mundëson pagesën e 50% të qerasë.

5. Per çdo lindje të fëmijës së parë bashkia do të japë 100.000 lek shpërblim dhe 12 muajt e parë të çerdhes falas.

6. Për çdo lindje tjetër pas fëmijës së parë bashkia do të japë një shpërblim prej 50.000 lekësh.

7. Çdo familje që s’ka të punësuar bashkia do u paguajë 50% të faturave të energjisë dhe ujit duke vendosur nje tarifë fikse asistence 30 mije lek në muaj.

8. Bashkia Lezhë do paguajë 50% të tarifës së shkollimit universitar për studentët ekselentë.

 Mirëqeverisje:

1. Te gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do kenë ngrohje dhe ndriçim me sistemi diellor që do të garantohen nga fonde të sigurta nga projekte të BE për njësitë vendore në zhvillim.

2. Do ulim taksat e bashkisë për qytetarët me 50%, përfshirë taksën e tokës, për familjet që nuk kanë anëtarë të punësuar.

3. Çdo biznes i ri me mbi 10 punëtorë do përjashtohet nga taksat për 2 vitet e para.

4. Bashkai në bashkëpunim me biznesin do të sigorojë kurse falas sipas nevojave të tregut të punës sipas modelit dhe të mbeshtetur nga Bashkimi Europian .

5. Të rinjtë që mbarojnë shkollën me nota të shkëlqyera do të punësohen nga bashkia në profesionin e tyre pa asnjë burokraci.

6. Bashkia Lezhë do të ngrejë fonde për futjen e teknologjisë në shkolla dhe aftësimin teknologjik të publikut me anë të kurseve të ndryshme.

7. Do restaurojmë Pallatin e Kulturës me kushte bashkëkohore në bashkëpunim me LA SCALA DI MILANO. Do administrojmë talentet e reja dhe të afirmuara duke krijuar grupe artistike të të gjitha moshave.

8. Bashkia Lezhë do të paguajë 100.000 lekë shpërblim çdo vit për artistët lezhjanë në shenjë mirënjohje nga qyteti.