Një protestë që “theu akullin”

531

protesta 55

Agim Basha –  Ditën e martë mbasdite ora 18:00, para Ambasadës Shqiptare në Athinë, u mbajt protesta e paralajmëruar e një grupi prindërish të fëmijëve të lindur në qytete dhe zona të ndryshme të Greqisë, për parregullsitë në shkrimin e toponimeve që përkojnë me vendlindjen e këtyre fëmijëve në pasaportat biometrike. Ajo që mungoi edhe këtë radhë ishte pjesëmarrja e plotë, sa më e shumtë sidomos e prindërve dhe fëmijëve që kanë humbur të drejtëntë udhëtojnë jashtë greqisë, së kësaj kohe krizash të shumta.

E kuptojmë me gjithatë, se për shkaqe objektivë dhe jo-objektivë, ndodhin edhe këto. Edhe pse pjesëmarrja nuk ishte e kënaqshme, përsëri vlera e këtij manifestimi ishte e madhe:..! Që prej vitit të largët 1999, kur shqiptarët nga të paktat herë që bashkohen nën moto të përbashkëta, e cila ishte atë kohë. “Përkrahje dhe solidaritet me viktimat e dhunës dhe gjenocidit serb, ndaj shqiptarëve të pambrojtur…’’, “Ndalimi i dhunës dhe gjenocidit serb  ndaj grave, fëmijëve, pleqve, të rinjve.”. “Protestë që edhe ajo me mënyrën e saj, nxiti bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë aktin final, të ndërhyrjes ushtarake ndaj Serbisë militare…”

Ndërkaq, rishfaqet si duket, forma e protestës ndaj padrejtësive, shkeljes së ligjeve, ndaj ushtrimit të dhunës fizike, apo verbale, ndaj racizmit e ksenofobisë, ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut, ndaj dokumentacionit të munguar, etj…!

Por këtë radhë protesta ishte e veçantë. Ajo siç ishte paralajmëruar disa ditë më parë, (duhet thënë, se në njërast ishte anulluar…) u mbajt para godinës së Ambasadës shqiptare në Athinë. Protesta e së martës mbasdite bashkoi në një të vetëm, gjithë zërin e revoltës së fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi, dhe që çuditërisht, krejt çuditërisht shteti shqiptar ju mohon të drejtën e lëvizjes së lirë, për në atdhe. Ju mohon atdheun, padrejtësisht. Protesta, kishte thirrur prindër e fëmijë nga e gjithë periferia dhe zona të afërta me kryeqytetin helen. Shteti shqiptar, qeveria në këtë rast, i heq padrejtësisht të drejtën fëmijëve që kanë lindur në Greqi,të udhëtojnë të lirë, sot në kohën e globalizimit.

Në një kohë kur sot kur qeveria e kryeministrit pretendon demonstron e propagandonme të madhe se po e integron vendin në BE. Se po ndërmerr reforma të gjithanshme, se po bën të pamundurën që edhe shqiptarët të ndihet evropianë në çdo aspekt të jetës. E thotë kryeministri këtë gjë, dhe plot premtime të tjera, por po bën të kundërtën. Po bën të kundërtën këtu e 22 vjet, si protagonisti kësaj kohe tranzicjoni, rrëmuje, kaosi, krimi, abuzimi, vjedhjeje, vrasjeje e urrejtjeje.

Tashti së fundi,po bën edhe këtë vepër kriminale. E cila meriton të ndiqet edhe penalisht. Po i le fëmijët tanë në një  “Izolim në banesë” ,në një heqje lirie lëvizjeje, po i le në një  “liri të kufizuar”. Ndërkohë që asnjëherë nuk i ka përkrahur emigrantët, ndërkohë që asnjëherë nuk i ka pyetur ata, secilat kanë qenë dhe janë problemet e tyre, hallet dhe mundimet e tyre, pra, gjen guximin që t’u shtojë një mundim të ri. T’i shtojë një hall të ri, everestit të lartë, të halleve të tyre. Dhe akoma më i pa kuptueshëm po bëhet  ministri i brendshëm z.F. Noka kur deklaron: “Pas marrëveshjes me qeverinë greke, do të mjaftojë vetëm urdhri i ministritqë ajo të sanksionohet”…Nëse e ka fjalën se do të bisedojë” të hedhim lumin.

 

Kësaj radhe do bënte shumë gabim. Ne kemi nevojë për marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Kemi nevojë për një zgjidhje përfundimtare të problemit dhe jo për lutje ministrash e qeverish. Ministri Noka duhet të urdhërojë kompaninë e prodhimit të pasaportave që të riformatojë pasaportën sipas standarteve. që kërkojnë marrëveshjet dhe aktet kushtetuese kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Dhe jo me  “dëngla” të tipit “fol më ne, të flas tek ju…”

Ai po i bie vërdallë problemit mesa duket për të mos e zgjidhur. Siç është bërë këtu e dy vjet të shkuara. Koston nuk duhet ta paguajmë ne, qytetarët që i kemi blerë njëherë sipas ligjit pasaportat. Përherë të dytë le t’i prodhojë me paratë e saj ose kompania, ose vetë ministria akush të dojë nga qeveria shqiptare. Mjaft më me sorollatje dhe fshehje pas gishtit.

Me paturpësinë më të madhe, ministri i Brendshëm tregoi edhe njëherë se është një vegël, një mekanizëm në atë vend pune, dhe jo një njeri i përgjegjshëm. Kurrsesi, nukmund të jetë ministër  edhe i emigrantëve. ky lloj zyrtari. Për të (ministrin pra.), këta (emigrantët) janë qytetarë të dorës së dytë. Janë vetëm blerësa dhe numra, që duhet vetëm të blejnë  “mallin demodé” të ministrisë së tij, që prodhon pasaporta biometrike, mefatura e çmime jashtëzakonisht të larta, por sikur të mos mjaftonte kjo, prakostua shumë e lartë e tyre, këto pasaporta i prodhon jo konform standardeve dhe konventave ndërkombëtare. Mjaft më!

Ne nuk mund të blejmë për të dytën herë një pasaportë që e kemi blerë njëherë, dhe e kemi në shërbim…!Mbasi i ka prodhuar për të disajtën herë pasaportat, deri tek kjo e fundit, tani po bën edhe këtë shkelje të fundit të ligjit. Po,po është shkelje e rëndë ligjore. Sepse ka ndodhur për faj të ministrisë dhe kompanisë që i prodhon pasaportat. Protesta e djeshme  e ditës së fundit të prillit e ngriti zërin për t’i thënë Stop! Mjaftmë…! Jo më abuzim me të drejtën e fëmijëve tanë, që jo për faj të tyre kanë lindur në një shtet tjetër…

Ndërsa, nuk duan të dënohen padrejtësisht nga mungesa e përgjegjësisë e qeverisë shqiptare, sa edhe e përfaqësisë diplomatike shqiptare në metropolin helenik. Zgjidhni problemin e pasaportave të fëmijëve tanë zotërinj qeveritarë….?!

Na jepni pasaportat të lëvizim të lirë, thane njëzëri prindër e fëmijë në atë protestë të detyruar, para Ambasadës Shqiptare në Athinë…?!

para ambasades 3

[email protected]