Njeriu ka të drejtë respektimin e jetës

661

diktature

Ruzhdi Jashari  / Mbrojtja Ligjore e të Dhënave Personale dhe e Privatësisë – Element me Rëndësi në Proceset Integruese Evropiane.Të dhënat personale, privatësia e individit dhe të dhënat e ndjeshme/sensitive kanë zanafillë të hershme të kujdesit ligjor. Në këtë kuadër nëpër shumë ligje të fushave të ndryshme ishin vendosur dispozita dhe nene të caktuara, s: në Ligjin për Shërbimit  Civil, në ligjet që kanë rregulluar aspekte të caktuara të fushave të sigurisë, kodin penal,  kodin civil, etj, të cilat kanë rregulluar çështje të caktuara lidhur me natyrën e të  dhënave personale. Për nderin dhe dinjitetin e individit edhe kodet e hershme juridike të popujve të ndryshëm qysh nga Mesjeta dhe para saj kishin rregulluar aspekte të kësaj natyre.

Mirëpo, zhvillimet e shpejta të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit shtruan  nevojën e domosdoshme që të dhënat personale dhe privatësia e individit, të trajtuara në  thelb si liri fundamentale të njeriut, të merren nën mbrojtje insititucionale me një kuadër  ligjor të veçantë. Ndër shtyllat serioze të Bashkimit Evropian, sikurse ajo e Bashkimit Ekonomik, ajo e  politikës së jashtme të përbashkët dhe të sigurisë, është shumë e rëndësishme edhe ajo e sitemit të drejtësisë së BE-së, e konsideruar si shtylla e tretë e drejtësisë dhe e çështjeve të brendshme, e cila, në kuadër të vet ka edhe materien e mbrojtjes së të dhënave  personale dhe të privatësisë, apo siç quhet ndryshe, të “intimitetit”. Për bashkimin monetar, sikurse edhe për atë doganor, që shpesh thuhet se kanë pasur ndikim pozitiv në përshpejtimin e integrimit të BE-së, nje konstatimi i këtillë lirisht mund të nxirret edhe për fushën e mbrojtjes së të dhënave, ku në mënyrë edhe më të përshpejtuar mund të sjellë integrimin e BE-së, me vet faktin që të dhënat personale gradualisht po vihen në një qendër kontrolli të sistemit biometrik të dokumenteve personale të qytetarëve në nivel evropian.

Neni 108 i Konventës për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, duke qenë një ndër çështjet bazë të themelimit të Bashkimit Evropian, ku shprehimisht thuhet se “Unioni është themeluar mbi bazën e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore si dhe shtetit të së drejtës, parime që janë të përbashkëta për shtetet anëtare” dhe se “Unioni respekton të Drejtat Themelore të Lirive të Njeriut ashtu siç janë garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ashtu siç është nënshkruar në Romë, më 04 nëntor 1950”. Ndërkohë që baza për mbrojtjen e të dhënave personale dhe e privatësisë së individit vjen nga neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, thuhet se “gjithkush ka të drejtë në respektimin e jetës së tij private dhe familjare shtëpinë e tij dhe korrespondencën e tij”. Kjo konventë ishte bërë pikë referimi për mëtepër se 40 vende evropiane, duke ndikuar legjislacionin përtej kufijve evropian lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale për më tepër se 30 vjet rresht, deri te nxjerrja e Direktivës së Bashkimit Evropian 95/46, si legjislacion sekondar i të drejtës komunitare evropiane, me fuqi vepruese, duke u shtrirë në legjislacionet e shteteve anëtare, nëmënyrë detyruese tek shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.Duhet theksuar se Direktiva 95/46, mbështetjen direkte të bazës ligjore e vendosi në dy segmente kryesore në nevojën e përshpejtuar për të mbrojtur privatësinë e individit nga eksplodimi marramendës i zhvillimit të teknologjisë dixhitale të informimit dhe komunikimit, si nevojë e ngutshme nga presioni i zhvillimit teknologjik nga njëra anëdhe në aktin e Konventës 108, të 28 janarit të vitit 1981, të Këshillit të Evropës, për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.

ruzhdi

Data 28 janar tash festohet edhe si Dita Evropiane e Privatësisë nga të gjithë komisionerët dhe agjencitë apo autoritetet e mbrojtjes së të dhënave personale, në nivel evropian dhe më gjerë. Në vitin 2001, organet e Bashkimit Evropian caktuan kontrollorin apo kontrolluesin evropian, në përputhje me nenin 46 dhe 47 të T.K.E. për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili do të merret me mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë për të siguruar që institucionet dhe organizmat e BE-së respektojnë në mënyrë rigoroze tëdrejtën për privatësi, sa herë që ato përpunojnë të dhëna me karakter personal. Në të gjitha vendet e BE-së dhe ato përtej kufijve të BE-së, deri te nxjerrja dhe ratifikimi i Konventës 108 të KE-së për përpunimit automatik të të dhënave personale dhe më vonë edhe Direktivës EC 95/46, çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të privatësisë nuk e kishin të rregulluar në legjislacionin e tyre në mënyrë unike, ndërkohë që pothuajse në të gjitha kushtetutat e vendeve të BE-së, ishin të vendosura dispozita qëgarantonin privatësinë e individit dhe fshetësinë e korrespondencave të tija dhe tëdrejtën e pacenuar të banesës/banimit të tij. E drejta e privatësisë e garantuar me nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e drejta themelore për lirinë e shprehjes, që është e garantuar me nenin 10, duke i “konkuruar” njëra trjetrës, reflektojnë diversitetin dhe kompleksitetin e shekullit XXI, deklaron z. Thorbjom Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës në fjalimin e tij të mbajtur në Bruksel më 28 janar 2010, me rastin e Ditës së Privatësisë. Gjithashtu, në nevojën e domosdoshme të përligjjes duhet të zëjë vend në strukturëlegjislative edhe e “drejta e harresës” apo e “drejtë për të harruar”, që shpesh të dhënat në distanca të gjata kohore për individin janë edhe pengesa të pakapërcyeshme qësfidojnë vet përparimin dhe pozitën e tij synuese në shoqëri.

Prandaj, ekziston arsyeja e fortë dhe nevoja e “domosdoshme që në një dokument ndërkombëtar detyrues të përcaktohet e drejta e bilancit në mes të dy të drejtave themelore: tëdrejtës së privatësisë dhe të drejtës së lirisë së shprehjes” deklaron në fjalimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z. Th. Jagland në Bruksel, më 28 janar, 2010. Gjykuar në përgjithësi me realizëm dhe në balancin veprues në fushën e sundimit tëligjit, pa e cenuar lirinë e lëvizjes, të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e mendimit dhe të shprehjes, në korpusin e vlerave të përgjithshme të demokracisë dhe lirisë në njëpërfundim të qartë, do të nxirret konkludimi si në vijim:

E vetmja rrugë e drejtë për të bërë balancimin (ekuilibrin) në mes të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale është që të miratohet (nxirret)një TRAKTAT NDËRKOMBËTAR obligativ ose rregullore e karakterit veprues ndërkombëtar, që ka rolin e ligjit ndërkombëtar primar/obligativ. Sidoqoftë, konkretizimet individuale të legjislacionit gjatë adaptimit/përshtatjes së direktivës EC 95/46, në sferën juridike të shteteve veç e veç në kuadër të BE-së me Ligjin për Mbrojtjen te Dhënave, do të marrin fund dhe diskrepancat ligjore në fushën e privatësisë do të përfundojnë kur të miratohet një rregullore e standardizuar, si akt primar në kuadër të së drejtës komunitare evropiane, e cila do ta zëvendësonte Direktivën e deritashme 95/46 që ka rolin e aktit sekondar në të drejtën komunitare evropiane.

Këto iniciativa tashmë janë duke u zhvilluar dhe konkretizimi i modernizimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave pritet në një afat kohor të procedimit deri te miratimi dhe hyrja në fuqi në një periudhë 2- 4 vjeçare. Deri te koha e nxjerrjes së këtij legjislacioni “shtepia evropiane” dhe shtetet në “oborrin” e kësaj “shtëpie”, kanë mjaft punë në organizimin institucional, në draftimin, propozimin dhe përshtatjet në parimet e deritashme të konventave dhe direktivave në fushën e mbrojtjes dhe përpunimit të të dhënave personale dhe të privatësisë.

Shkeljet e të drejtave të privatësisë mund të adresohen edhe në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GjED), nëse shkeljet e këtilla kanë përfunduar të “pasukseseshme për subjektin e të dhënave” te sistemi i drejtësisë i shtetit anëtar i BE-së. Meqë Komuniteti Evropian nuk e ka një ndarje të prerë të gjykatave, GJED kryen një sërë rolesh duke vepruar edhe si gjykatë kushtetuese, gjykatë administrative, gjykatë arbitrazhi dhe si gjykatë këshilluese”.

Fuqizimi institucional ligjor në fushën e të dhënave personale, padyshim do të sjellë përfitime të shumëfishta në tri shtylla për të gjitha shtetet dhe tëgjithë qytetarët në BE dhe përtej BE-së në drejtësi, siguri dhe liri themelore të njeriut.

telefoni ne focus news

Privatësia dhe të Dhënat Personale, të Drejta Themelore të Njeriut

E vetmja pronë personale që lidhet direkt me individin dhe është në pronësinë e tij të përjetshme janë të dhënat personale dhe jeta e tij shpirtërore, materiale, intelektuale, kulturore duke përfshirë botën e tij të brendshme/sensitive. Këto të drejta qëndrojnë në themelet e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në gjuhën e përditshme te ne, me këto të drejta nënkuptojmë sedrën e individit. Thënë në gjuhën e terminologjisë juridike edhe në aspektin ndërkombëtar, lirisht qëndron shprehja privatësi për individin, po që se shkilet apo keqpërdoret nga kushdo qoftë, atëherë kemi të bëjmë me shkeljen e privatësisë që here – herë asocion me të kuptuarit se “nderi ynë” është nëpërkëmbur apo shkelur.

Shprehja e përdorur në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të dhëna personale, të Republikës së Kosovës nënkupton: “Çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave); person i identifukeshëm është personi i cili mund të identifikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në veçanti në bazë të një numri të identifikueshëm ose të një e më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij ose saj fizik, psikologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror.”

Në kuadrin e të drejtave të subjekteve, e drejta civile, duke rregulluar normat juridike në rendin shoqëror të shumë sistemeve shtetërore juridike ka rregulluar në mënyrëspecifike të drejtën pasurore dhe jopasurore. Pra, normat e të drejtës civile i rregullojnë edhe disa të drejta jopasurore të cilat quhen: “të drejta personale jopasurore, që është e drejta e emrit, e pseudonimit, e banimit, e autorit, e nderit etj. Kuptimi i fjalës ‘personale’ tregon lidhjen që ka kjo e drejtë me një person të caktuar.”

Në kornizat kushtetuese, si akte juridike më të larta të shteteve, e drejta e privatësisë zë vendin qendror. Ndërkaq, në legjislacionin sekondar, kjo e drejtë i nënshtrohet normavejuridike nëpër shumë të drejta, si: e drejta civile, e drejta familjare, e drejta penale, e drejta e trashëgimisë, etj. Por, që nga viti 1981, e drejta personale dhe e privatësisërregullohen me ligje të veçanta, veçmas në Evropë, ku detyrimet për rregullim ligjor nëkëtë fushë dalin nga Direktiva për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Privatësisë 95/46.

Por, dy termet “privatësi” dhe “të dhënat personale” edhe pse në përgjithësi kushtetutat e vendeve të BE-së dhe të shumicës së vendeve tjera jashtë BE-së, duke përfshirë edhe legjislacionin e tyre primar dhe sekondar, i trajtojnë të pandara dhe në një kuptim tëpandarë. Të njëjtin trajtim e bën edhe legjislacioni i sistemit të drejtësisë në BE; këto terme, në esencë kanë kuptime të ndryshme dhe që të dyja lidhen për individin/personin.

Të Dhënat Personale

Definicioni mbi “të dhënat personale”, mbi të gjitha, është me interes parësor për t’u kuptuar saktësisht, veçmas kur kemi të bëjmë me materien, të cilën e kemi shtruar për studim dhe funksionin që kanë të dhënat personale në tërësi në legjislacionin e sistemit të drejtësisë pa përjashtim brenda BE-së, si dhe jashtë saj, duke përfshirë edhe vendet e rajonit tonë.

Kush trajtohet, në fakt, si e dhënë personale? Përveç “emrit dhe mbiemrit që konsiderohen të drejta personale, jopasurore. Ato janë të lidhura pazgjidhshmërisht (pandashëm) me personin dhe nuk mund të tjetërsohen. Edhe pseudonimi i përdorur nga personi fizik e gëzon të njëjtën mbrojtje.” Andaj, mund të themi se kur kemi të bëjmë me mbrojtjen ligjore, ligji vlenë vetëm atëherë kur informatat që i përpunojmë janë “të dhëna personale”. Nëse informatat që i përpunojmë nuk janë të dhëna personale, atëherë ligji për mbrojtjen e të dhënave personale nuk vlenë, dhe të dhënat mund të përpunohen pa fuqinë ligjore të ligjit përkatës (përpos nëse kemi të bëjmë me aplikimin e ligjeve tjera).

Të dhënat të cilat e identifikojnë individin apo personin fizik dhe lidhen për të quhen të dhëna personale. Kjo do të thotë se informatat duhet të jenë personale për personin fizik. Mirëo, edhe të dhënat mund të jenë edhe të dhëna relevante të lidhura për personin dhe si të tilla trajtohen të dhëna personale, kështu që në komentimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë gjejmë se:“ ajo çka është relevante është a janë të dhënat gjegjëse (që merren) me atë person”13.Kështu vimë te përfundimi se përveç të dhënave të fotografisë, emrit, vijave papilare, retinës së syrit, grupit të gjakut, ADN-së, datëlindjes, gjurmëve të gishtave, zërit tëpersonit, si te dhena personale nga ky komentim ligjore profesional mund tekonsiderohen edhe mendimi për individin edhe % (përqindjet) e theksuara në komentime të ndryshme kur lidhen për individin, ndarja në grupe, apo e grupeve, në komentime të natyrës së ndryshme për personat/individët.

Prandaj, individi mund të identifikohet direkt nga të dhënat direkte identifikuese, siç janë: emri dhe mbiemri i tij, adresa e tij, numri personal i tij, fotografia, ADN-ja, zëri i tij, retina e syrit, etj. Por, mund të identifikohet edhe në mënyrë indirekte, p.sh. nga aspekte dhe rrugë tjera, si: përmes numrit të telefonit të tij, nga organizata ku ka dhënë numrin e tij telefonik, ose të regjistrave të telefonit, përmes të dhënave (adresës) ku ka mbaruar studimet kohë më parë, përmes të dhënave që ka lënë në spital kur personi ka qenëklient në ndonjë klinikë nga evidenca e sistemit bankar ku personi ka lënë numrin e tij tëtelefonit apo adresën personale. Gjithashtu, identifikimi i personit mund të vie edhe nga rrugëv të tjera siç janë: zgjedhja e ushqimit, pasioni, veprimtaria e tij (politike, fetare, publicistike, shkencore, profesionale, etj), përmes sëmundjes së tij, nofkës (emërtime dytësore përkëdhelëse apo përulëse). Edhe të dhënat që kanë fokus individin, që kanë të bëjnë me individin, që e identifikojnë individin, gjithashtu bëjnë pjesë në të dhënat personale të personit fizik.

Ndërsa zhvillimi i shkencave mbi njeriun, si: Antropologjia, Mjekësia Ligjore, Anatomia, Fiziologjia, Gjenetika, Ortopedia dhe shkencat tjera të mjekësisë mbi autopsinë e nxjerrin edhe ADN-në, llojin dhe grupin e gjakut, si të dhëna identifikuese, gjithashtu personale që lidhen me individin dhe si të tilla identifikojnë personin. Por, që sigurisht nuk do tëjetë e largët dita kur edhe qelizat e njeriut të jenë të përfshira si të dhëna personale, nga se si të tilla përcaktojnë trashëgiminë dhe të ardhmen shëndetësore dhe personale të personit.

Andaj, në përpjekje të qëndersimit të sistemimit dhe menaxhimit me të dhënat personale, sot janë avancuar sisteme të veçanta të grumbullimit, evidencimit dhe tëregjistrimit civil të të dhënave personale dhe në këtë drejtim Evropa po bën përgatitjet finale të aplikimit të sistemit biometrik të të dhënave personale me qendërsim nëBruksel.

Fotografia e individit e standardit ISO, gjurmët e gishtërinjve, emri dhe mbiemri, vendi i lindjes dhe datëlindja, të vendosura në një çip, në një kartelë identiteti të kualitetit tëlartë do të përbëjnë të dhënat personale të individit, në një sistem unik të një programi unifikues civil në nivel evropian. Këto të dhëna janë personale dhe pronë individuale e individit, ndërsa mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale në këtë drejtim janë nëreferencë me legjislacionin e Direktivës EC 95/46 të Këshillit të Evropës.

Tashmë edhe në vendet tona të rajonit, si: Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë janënxjerrë ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale, janë themeluar autoritet dhe në këtëdrejtim, përmes marrëveshjeve bilaterale të bashkëpunimit, janë vendosur linjat e forta të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje të plotë me legjislacionin e BE-së. Ky proces, që në esencë prekë të drejtat themelore të njeriut në lëvizjen e lirë të kapitalit dhe të individit, po konsiderohet një ndër elementet kryesore në integrimet evropiane. Në rajon, tani praktikisht ështëvendosur bashkëpunimi në sferën e zhvillimit të legjislacionit në përputhje të plotë meDirektivën për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, paraprakisht duke përshpejtuar, trasuar dhe nxitur integrimet në Bashkimin Evropian.

 

LITERATURA E PERDORUR

1. Dr. Marko Bello, E DREJTA INSTITUCIONALE KOMUNITARE EUROPIANE, Tiranë, ribotim, 20008.

2. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore, e miratuar dhe hyrë në fuqi, më 03 shtator, 1953, Romë.

3. Konventa 108 e Këshillit të Evropës, e hyrë në fuqi më 28 janar 1981.

4. Promovimi i të Drejtave të Privatësisë në Kosovë, Konferencë e Organizuarnga “Lens” , Progress through responsible use of modern technology,finanancuar nga Fondi Soros për Shoqëri të Hapur, mbajtur në Prishtin në korrik , 2012.

5. BASHKIMI EUROPIAN, Perktheu Ukë Zenel Buqpapaj. Botoi, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori “, Tiranë, 2010. Titulli origjinal: European Union”, Redaktor: Mujë Buqpapaj, Recensent: Sabah Jamisha, Arti Grafik: “Kokollari International”,

6. Dr. Marko Bello E DREJTA KOMUNITARE EVROPIANE, Tiranë, 2010

7. Deklaratë e Sekretarit të Përgjthshëm të Këshillit të Evropës, Z. Thorbjom Jagland, mbajtur me rastin e Ditës Evropiane të Privatësisë në Bruksel, më 2010,

8. Direktiva 95/46 e KE e Parlamentit dhe e Këshillit e 24 Tetorit 1995,

9. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i Republikës së Kosovës ,  i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, nr.70 / V/, i hyrë në fuqi në maj, 2010, Prishtinë.

10. Valentina Kondili E DREJTA CIVILE I Pjesa e pergjitheshme, Ribotim, Geer, 2008, Tiranë.

11. DZLP, KOMENTAR Na zakonot za Zaśtita na lićnite podatoci, Skopje, 2010,

12. Ligji për Mbrojtjen e të dhënave personale i Republikës së Shqipërisë,

13. Zakon za Zaśtitu Lićni Podataka Republike Crene Gore,

14. Kushtetuta e Republikeë së Kosovës,

15. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë,

16. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,

17. Ustav Republike Crne Gore.