Njoftim i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi

Emigracioni Greqi

Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë përmbytjeve të datës 15 nëntor në Mandra – Attiki se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

 Janë të lutur shtetasit e interesuar të drejtohen menjeherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë pranë Ambasadës shqiptare në Athinë.

 Për çdo informacion lutemi drejtohuni në nr. e tel. 210-6876215.